Pa dyshim jahnia shqiptare është ndër pjatat më të shijshme, të cilën amvisat kujdesen ta përgatisin përherë në familjet e tyre.

Dikur ishte pjata e parë me të cilën, nënat dhe gjyshet mirëprisnin miqtë në tryezat e shtruara plot për dreka apo darka.

Kjo pjatë tipike shqiptare, e trashëguar me mjeshtëri brez pas brezi sjell shije dhe shëndet në tryezat familjare.

E gatuar në zjarr të ngadaltë sipas traditës, ajo mbush gjithë kuzhinën me aromën e saj fantastike të ndezur nga gjethet e dafinës, erëza karakteristike e kësaj pjate të shijshme.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën speciale të jahnisë me gjelgjeti, që sigurisht nuk duhet t’i mungojë menusë së çdo tryezë shqiptare.

Kjo pjatë mund shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të ngrohtë shtëpie dhe turshi, pure patatesh, pilaf dhe perime të furrës.

Përbërësit

1-1/2 kg mish nga gjeli i detit

4 qepë mesatare të grira hollë

4 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 gjethe dafine (të thata ose të njoma)

4-5 domate mesatare të grira pa lëkurë

200 ml ujë

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Me ndihmën e një letre kuzhine, AgroWeb.org ju udhëzon që fillimisht të thani të gjitha lëngjet e mishit.

Më pas, vendosni në zjarr një tenxhere me bazament të gjerë dhe spërkateni me vaj ulliri.

Lëreni të nxehet pak dhe hedhini mishin duke e kaurdisur për rreth 10 minuta derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët.

Hiqeni mishin nga tenxherja dhe e ruajeni në një pjatë, ndërkohë në tenxhere hidhni qepët e grira.

Kavërdisini derisa volumi i tyre të ulet dhe të marrin ngjyrë të verdhë të artë.

Në këtë moment, shtoni sërisht mishin në tenxhere duke e kavërdisur për një minutë bashkë me qepët dhe më pas masën shuajeni me pak ujë.

Në momentin që uji avullon, AgroWeb.org ju udhëzon që të përgatisni salcën, duke hedhur në tenxhere të gjithë përbërësit e tjerë, bashkë me ujin. (kripën dhe piperin i lëmë për më vonë)

Në momentin që masa nis të vlojë, ulni zjarrin duke lënë që gjella të gatuhet në nxehtësi të ngadaltë.

Tenxheren mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashtë përreth dy orë, derisa mishit të jetë i butë.

Një orë pasi ka zjerë gjella, hedhim kripën dhe piperin (masa sipas dëshirës).

Kjo pjatë serviret e ngrohtë dhe për t’i shtuar edhe më shumë shijen mund t’i hidhen edhe disa pika uthull./AgroWeb.org