Nuk ka rëndësëi nëse jeni një kuzhinier i vjetër apo një i pasionuar i ri pas kuzhinës, kur vjen puna tek recetat e shpejta e të thjeshta nuk ka ndonjë ndasi.

Të gjithë i duan gatimet e shpejta e shumë të shijshme e sidomos në verë ku qëndrimi për kohë të gjata në kuzhinë është një sfidë më vete për shkak të temperaturave të larta.

Edhe në recetën e sotëme AgroWeb ju sugjeron një alternativë si kjo që përshkruam mësipër.

Një kasatë të ftohtë, të lehtë dhe të thjeshtë në përgatitje.

Përfekte për ditët e vera apo sa herë që ju dëshironi të shijoni diçka të veçantë.

Ndiqeni atë të plotë në vijim të këtij artikulli.

Përbërësit

400 ml krem qumështi (pana për ëmbëlsira)

170 ml qumësht i kondesuar (qumësht panda)

200 gr çokollatë e zezë

100 gr biskota të vogla

Kakao

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të thërrmoni me duar biskotat në një enë të thellë dhe shkrini 100 gr çokollatë.

Ndërkohë në një tjetër enë shtoni panën dhe përziejeni me anë të rrahseve elektrike.

Kur kjo e fundit të ketë marrë formën e një kremi, shtoni qumështin e kondesuar dhe vazhdoni me përzierjen.

Teksa përzieni në mënyrë që të gjithë këta përbërës të jenë homogjenë e sa më të bashkuar, shikoni nëse cokollata ka shkrirë.

Pasi të ketë shkrirë, lëreni të ftohet paksa dhe më pas hidheni tek ena ku përgatitët kremin.

Përzieni të gjithë masën me anë të një spatula duke shtuar pak nga pak edhe 100 gr cokollatë të grirë me rede ose copëza të vogla të saj.

Në fund shtoni edhe biskotat e thermuara dhe vazhdoni me përzierjen e masës nga lart poshtë.

Bëni gati një tavë drejtkëndëshe ose rrumbullarë dhe mbulojeni me qese plastike kuzhine ose letër kuzhinë.

Shtoni brenda saj të gjithë masën e kremit që përgatitët duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtëshme në tavë.

Futeni në frigorifer për të paktën 6 orë dhe kur ta nxirrni, hiqeni me kujdes nga tava, largoni qesen mbështjellëse dhe spërkateni me kakao e thërrime cokollate.

Mund ta ndani në feta të holla dhe ta servirni sipas dëshirës tuaj.

Kjo ëmbëlsirë mund të shoqërohet edhe me reçel qershie sipër./AgroWeb.org