Kjo është një recetë për të gjithë dashamirësit e ëmbëlsirave që duan jo vetëm të përvetësojnë artin e gatimit por edhe të ëmbëlsojnë shijet në ditët e mërzitshme të karantinës si pasojë e pandemisë së COVID-19

Përbërësit:

Vaj ulliri për yndyrosjen e tavës

Një filxhan e gjysmë kos shtëpie

1 filxhan çaji sheqer

Treçerek filxhan çaji vaj ulliri

Çerek filxhan çaji lëng të freskët limoni

3 vezë të mëdha

1 lugë e gjysmë çaji vanilje pluhur

500 gramë mollë

2 filxhanë e gjysmë çaji miell

2 lugë e gjysmë çaji pluhur pjekës

Treçerek luge gjelle sodë buke

Gjysmë luge çaji kripë

Një majë luge çaji arrëmyshk

2 lugë e gjysmë çaji kanellë

2 lugë gjelle gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti.

 Përgatitja:

Yndyroseni tavën e pjekjes së kekut dhe ndizeni furrën në 180-200 gradë.

Në një enë të madhe hidhni kosin, sheqerin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, vezët dhe vaniljen.

Përziejini mirë dhe më pas qëroni dhe hiqni farat e mollëve.

Ndajini ato në copa të vogla dhe më pas hidhini në enën e kosit.

Shtoni miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kripën, arrëmyshkun dhe gjysmë luge çaji kanellë pluhur.

Përziejini mirë me njëri tjetrin deri sa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene dhe lëreni enën mënjanë.

Në një enë tjetër më të vogël përzieni dy lugët e çajit të mbetura të kanellës, sheqerin dhe gjalpin dhe përziejini mirë me njëri tjetrin.

Në tavë shtroni shtresën e parë nga brumi i kekut me mollë dhe më pas në sipërfaqe hidhni shtresën e dytë me kanellën, gjalpin dhe sheqerin.

Futeni tavën në furrë dhe kur keku të jetë shumë pranë pjekjes përfundimtare mbulojeni me letër alumini.

Keku duhet pjekur për 45-55 minuta.

Pas pjekjes, lëreni kekun të ftohet për rreth një orë dhe më pas prijeni në feta sipas preferencës.

Keku mund të qëndrojë në temperaturë ambienti për deri në 4 ditë. /AgroWeb.org