Keku është simbol i butësisë dhe aromës së mirë e cila të sjell në mendje menjëherë ndonjë kujtim të dashur.

Nëse ju pëlqen dhe juve t’i shoqëroni mëngjeset dhe pasditet tuaja me pak kafe apo çaj atëherë ky kek do të jetë doza e duhur e ëmbëlsisë.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon një prej këtyre recetave të shijshme.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes dhe provojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

400 gr miell misri

200 gr sheqer

4 vezë

350 gr kos pa yndyrë

110 gr gjalpë

12 gr pluhur për ëmbëlsira

1 lëkurë limoni

Kripë

Përgatitja

Për të përgatitur recetën e kekut të butë me miell misri AgroWeb.org ju këshillon që të sitni miellin në një enë të thellë.

Po aty shtoni pak kripë përzieni dhe lëreni mënjanë.

Ndërkohë shkrini gjlapin në një tigan dhe në një tjetër enë shtoni vezët, lëkurën e grirë të një limoni duke i punuar me një rrahëse vezësh.

Pak nga pak shtoni dhe sheqerin derisa për 5 minuta të fillojë të shkrijë dhe e gjithë masa të bëhet e njëtrajtëshme e shkumoze.

Shtoni gjalpin duke përzier ërish me rrahës elektrik e më pas ulni pak shpejtësinë e tyre dhe shtoni miellin që sitët më parë.

Shtojeni me nga një lugë për çdo herë duke e alternuar edhe me nga një lugë kos.

Kështu do të formohet brumi i trashë i kekut të cilin duket ta hidhni në një tavë pjekje me diametër 24 cm.

Lyejeni tavën me pak gjalpë më parë dhe spërkateni me pak miell misri, më pas hidhni brumin e kekut.

Futeni të piqet në furrë të parangrohut në temperaturë 179 gradë për 60 minuta.

Kur të ketë marrë ngjyrë të artë, nxirreni nga furra lëreni të ftohet pak e më pas hiqnei nga tava dhe spërkateni me sheqer pluhur kekun tuaj./AgroWeb.org