Kek Pa Pjekje – Si Të Përgatisni Recetën e Shpejtë Me Çokollatë

35 0

Nëse ju ndodh shpesh të keni neps për ëmbëlsira të shpejta me bazë çokollate kjo është e duhura për ju.

Ju duhen vetëm 5 përbërës dhe nuk ka aspak nevojë të përdorni furrën.

Një shije që nuk do t’jua rekomandonim shpesh për shkak të kalorive, por mund ta përgatisni sa herë të keni dëshirë për ëmbëlsi.

Mësoni më poshtë recetën e duhur sipas këshillave të AgroWeb.org

Përbërës

90 gr biskota me qumësht

250 gr sheqer pluhur

120 gr gjalpë

300 gr çokokrem

200 gr çokollatë e bardhë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të grini hollë biskotat në mikser dhe vendosini në një enë të thellë.

Po aty shtoni sheqerin pluhur, gjalpin e shkrirë dhe përzieni me anë të një spatule.

Në fund shtoni 250 gr çokokrem dhe përzieni derisa të formohet një masë kompakte ngjyrë çokollatë.

Bëni gati një tavë të vogël pjekje, shtrojeni me letër pjekje dhe shtoni aty masën që sapo përgatitët.

Me anë të një spatula ngjesheni nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës në mënyrë të barabartë.

Ndërkohë shkrini çokollatën e bardhë dhe hidhjani sipër, përhapeni dhe po aty sipër shtroni 50 gramët e çokokremit së mbetur.

Përhapeni me anë të një thike duke formuar valëzime të vogla dhe futeni në frigorifer për 1 orë.

Kur ta nxirrni priteni në katrorë të vegjël dhe konsumojeni të freskët.

Për ta ruajtur mund ta mbani në frigorifer ose në një vend të freskët./AgroWeb.org