Është një ndër delikatesat më të mrekullueshme shqiptare.

E lehtë, e ëmbël dhe e butë, kjo ëmbëlsirë është ndër recetat më të vjetra të kuzhinës tradicionale shqiptare.

Sidomos tani gjatë ditëve të festave, përgatitja e kësaj recete speciale do të ëmbëlsonte pa masë më të dashurit dhe të afërmit tuaj.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë dhe mund të përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Revanisë me Petë në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

2 filxhanë çaji miell

2 gota uji sheqer

3 kokrra vezë

1 filxhan kafeje gjalpë

½ filxhan çaji arra të qëruara

pak kakao dhe kripë

Përgatitja

Merret gjysma e sasisë së miellit, ujë, pak kripë dhe zihet brumi.

Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi,nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës).

Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë.

Tepsia lyhet me pak vaj. Shtojmë gjysmën e sasisë së petëve, mbi të cilat hidhet mbushja nga brumi i pandispanjës me arra e kakao.

Kthehen anët e petës, shtrohen petët e tjera duke i spërkatur me yndyrë (anët e petëve mbështillen nga brenda).

Mbushja përgatitet në këtë mënyrë: Në një enë, por jo alumini rrihen me tel të bardhat e vezëve derisa të bëhet një masë e fryrë dhe e qëndrueshme.

Nga ana tjetër rrihen të verdhat e vezëve të përziera me sheqer, duke i lënë pak në anë të sobës, derisa edhe kjo të bëhet një masë e fryrë.

Ndërkohë, të bardhat e vezëve i bashkojmë me të verdhat duke i përzier me kujdes.

Hidhet pak nga mielli i bashkuar me arra dhe kakao, përzihet me kujdes që të mos bjerë brumi dhe hidhet në tepsi.

Kompekai piqet në furrë për 30-40 minuta në një temperaturë mesatare. Pasi të piqet ftohet dhe i hidhet shurup i nxehtë./AgroWeb.org