Teksa shalqinjtë e freskët janë ende në treg, përfitoni sa më shumë për t’i shijuar ata në çdo mënyrë.

Kjo jo vetëm për shijen e mirë, por edhe për mijëra vlerat që i dhurojnë trupit.

Rreth 92% e këtij fruti është ujë ndaj siguron hidratim të thellë, gjithashtu është i pasur me vitamina A, B6, C, kalium dhe liktopene që janë një dhuratë e vërtetë dhe e shëndetshme për organizmin tuaj.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju tregon se si ta shijoni akoma më shumë këtë frut të shijshëm.

Përziejeni me kos dhe përbërës të tjerë për të krijuar një ëmbëlsirë dekikate e të shëndetëshme.

Përbërësit

1 kg tul shalqiu pa fara

125 ml mjaltë

100 ml ujë i vakët

200 gr kos

Gjysmë luge çaji kanellë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të prisni në kubikë të vegjël ose në forme trekëndore deri në 3-4 cm tulin e shalqiut.

Përhapini këto copëza në mënyrë të barabartë në gota apo enë më të vogla.

Më pas në një enë hidhni ujin e vakët dhe shtoni mjaltin dukr e përzier derisa të shkrihet dhe të formohet shurupi.

Këtë hidhjani sipër copave të shalqiut që prete më parë dhe lërini të ftohen në frigorifer për 10 minuta.

Ndërkohë në një tjetër enë shtoni kosin bashkë me kanellën dhe përziejeni mirë me lugë që të marrin shijen e njëra tjetrës.

Nxirrni gotat me shalqi nga frigoriferi dhe hidhini sipër kosin me kanellë që përgatitët.

Këtë ëmbëlsirë mund ta konsumoni menjëherë ose ta ruani në frigorifer për një moment të dytë.

Ruajeni jo më shumë se një ditë pasi shalqiu ka tendencë të zbutet dhe të prishë shijen e të gjithë recetës./AgroWeb.org