Ëmbëlsirat janë një nga kënaqësitë dhe mjeshtëritë më të mëdha të kuzhinës.

Kjo recetë që AgroWeb.org sjell sot për ju, është një ëmbëlsirë aq e mrekullueshme saqë do t’ju shkrihet menjëherë në gojë!

Ndiqni më poshtë mënyën e thjeshtë të përgatitjes së krostatës me qershi.

Përbërësit (për 6 persona)

1 vezë

140 g sheqer

15 g kakao e hidhur

50 g qumësht

80 g vaj luledielli

300 g miell

8 g pluhur pjekje

250 g gjizë

½ limoni

Qershi

Përgatitja

Filloni duke bashkuar në një tas vezën, 100 g sheqer, vajin, qumështin, kakaon dhe pluhurin për pjekje.

Përziejini mirë përbërësit dhe shtoni pak e nga pak miellin.

Kalojeni brumin e fromuar në tavolinën e punës dhe përpunojeni derisa masa të jetë e lëmuar dhe homogjene. Kur të mos ju ngjitet më nëpër gishta do të thotë se brumi është gati.

Merrni një tavë me diametër rreth 26 cm, lyejeni me pak vaj dhe me miell.

Tani në hapësirën e punës shtroni një fletë letër pjekje, spërkasni aty pak miell dhe hapni rreth 2/3 e brumit.  

Kthejeni atë përmbys në tavë në mënyrë që të kaloni aty brumin.

Hiqni me kujdes letrën dhe me thikë prisni skajet e tepërta.

Tani mund të përgatisni mbushjen.

Hidhni në një enë gjizën, 40g sheqer dhe lëkurën e grirë të gjysme limoni.

E përziejmë mirë me një lugë dhe masën e shtrijmë në të gjithë bazën e brumit në tavë.

Merrni qershitë e lara dhe pritini përgjysëm për të hequr bërthamën, më pas vendosini ato mbi kremin me gjizë derisa tava të mbulohet plotësisht.

Me pjesën tjetër të brumit krijoni shirita të vegjët, të cilët vendosini në pjesët anësore të ëmbëlsirës.

Piqeni në 180°C për 45 minuta dhe pasi ta nxirrni nga furra, spërkasni pak sheqer pluhur. /AgroWeb.org