Dimri është kampioni i recetave të ngrohta të brumit e aromave të mira.

Në këtë listë me ushqime dimërore sigurisht që futet edhe kulaçi shumë i famshëm për kuzhinën tonë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju mëson se si të përgatisni një ndër kulaçët më të shijshëm e të thjeshtë ndonjëherë.

Në mes të shijes tradicionale dhe modern, kjo recetë do t’ju bëjë ta preferoni në çdo kohë e jo vetëm në këtë periudhë të vitit.

Përbërësit

30 gr maja birre

1 lugë me sheqer

250 ml qumësht

500 gr miell

2 lugë çaji kripë

60 ml ajkë

250 gr djathë kaçkavall

Vaj ulliri

Trumzë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të përgatsni si fillim majanë.

Në një tas të mbushur me ujë të vakët rreth 50 ml, shtoni majanë, pak sheqer dhe përzieni në mënyrë që të tretët plotësisht.

Lëreni të pushojë për 10 minuta në një ambient të ngrohtë dhe kur të jetë kremoze, vazhdoni me përgatitjen e brumit.

Në një enë hidhni miellin, kripën, shtoni majanë që përgatitët, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 200 ml ujë të vakët dhe përzieni.

Formoni brumin e zakonshëm të byrekut duke e punuar me duar dhe më pas punojeni në një sipërfaqe të sheshtë duke i shtuar pak miell.

I gjithë ky process do të zgjasë rreth 8-10 minuta dhe brumi duhet të jetë gati.

Vendoseni sërish në enë, mbulojeni me një napë dhe lëreni të fryhet për 1 orë e 30 minuta.

Pasi kjo kohë ka mbaruar, punojeni sërish edhe një herë të fundit brumin tuaj duke e spërkatur me pak miell.

Për pjekjen

Zgjidhni një tavë pjekje me përmasa 30×40 cm, lyejeni me vaj ulliri dhe hapni me duar brumin.

Bëjeni këtë nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës derisa brumi të arrijë në trashësinë 1 cm.

Ndërkohë në një tas shtoni djathin e grirë kaçkavall ose të thërrmuar me duar, ajkën e qumështit dhe pak trumzë sipas dëshirës.

Përziejini të gjithë këta përbërës derisa të arrijnë në një masë homogjene e të njëtrajtshme, kremoze.

Me këtë krem kyeni të gjithë sipërfaqen e brumit që keni në tavë.

Për këtë mund të përdorni një furçë ose një lugë të zakonshme, mjafton që kremi të përhapet mirë.

Futeni tavën në furrë të parangrohur dhe piqeni në temperaturën 230 gradë për 20 minuta.

Kur të këtë marrë ngjyrë të artë mund ta nxirrni nga furra dhe ta shërbeni të ngrohtë./AgroWeb.org