Kulaç Shtëpie me Vaj Ulliri – I Butë me Shije të Mrekullueshme

2.9k 0

Shija dhe aroma e kulaçit të sapo pjekur nuk zhgënjen asnjëherë për të sjellë pranë tryezës të gjithë familjarët.

Thjeshtësia e kësaj recete do t’ju çudisë, dhe me të drejtë do të kthehet në një nga të preferuarat tuaja.

Duke qenë se përdoret vaj ulliri në vend të gjalpit të shkrirë, kulaçi ka një shije më unike.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe erëzat tuaja të preferuara si rozmarina, rigoni, majdanozi apo nenexhiku.

Kurse për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet pikante, mund t’i shtoni pak piper të kuq djegës ose ta shoqëroni me gjalpë të rrahur me piper të kuq.

Përbërësit që ju duhen për një kulaç për 4-5 persona

  • 4 gota me miell
  • Gjysmë luge çaji me sheqer
  • 1 lugë çaji me sodë buke (ose maja të thatë)
  • 1 lugë gjelle me fryrës pjekjeje
  • 1 lugë çaji me kripë
  • Gjysmë gote uji me vaj ulliri
  • 1 gotë e gjysmë uji me qumësht

Përgatitja e kulaçit me vaj ulliri

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni furrën në 200 gradë.

Ndërkohë në një tas bashkoni miellin, sheqerin, sodën e bukës, fryrësin e pjekjes dhe kripën.

Shtoni vajin e ullirit dhe përzjejini përbërësit derisa të formohet një brumë i ashpër.

AgroWeb.org ju sugjeron që qumështin ta ndani në dy pjesë. Në fillim punojeni me një lugë druri sa brumi ta përthithë të gjithë qumështin.

Më pas kalojeni brumin në tavolinën e spërkatur me pak miell dhe punojeni me duar derisa të lidhet plotësisht.

Vendoseni më pas në një tavë të lyer mirë më vaj ulliri dhe bëni disa prerje me thikë në sipërfaqen e tij.

Futeni në furrë për t’u pjekur për 30 minuta, më pas nxirreni nga furra dhe lyejeni në sipërfaqe me vaji ulliri.

Futeni përsëri në furrë dhe piqeni dhe për 15 minuta të tjera ose derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Pasi ta keni nxjerrë nga furra lëreni të ftohet para se ta ndani për familjarët.

Në traditën e vjetër zakonisht kulaçi ndahej me duar nga kryefamiljari dhe i jepej pjesëtarëve të familjes me radhë. /AgroWeb.org