Një shije perfekte për t’u provuar gjatë ditëve të verës pasi kungujt janë të freskët dhe të stinës.

Plot aromë, kjo recetë ka për t’u kthyer në të preferuarën tuaj.

Edhe pse i ngjason byrekut të ëmbël me kungull, ka një veçanti sinë përgatitjen e petëve edhe në atë të shtrimit të tyre.

Ndiqni me kujdes hapat që AgroWeb.org ju tregon dhe shijojeni këtë pjatë në familje.

Përbërësit për brumin:

1 kg miell

0.5 litra ujë

1 gotë vaj dhe pak gjalpë të shkrirë

1 lugë gjelle me kripë

Përbërësit për mbushjen me kungull:

1 kungull vere

1 gotë maze ose ajkë qumështi

1 gotë sheqer

Gjysmë luge kripë

Përgatitja e kungullurit:

Në një tavë hidhni miellin dhe kripën dhe më pas hapni një gropëz dhe aty shtoni ujin ndërkohë që e punoni me duar.

Brumi do të jetë njësoj si ai i byrekut të zakonshëm në lidhje me butësinë dhe lagështirën.

AgroWeb.org ju këshillon që brumin ta ndani në 15 kuleçë në madhësinë e një kokërr arre.

Hapini kuleçët një e nga një në madhësinë e një pjate, pra rreth 22-24cm.

Pasi të keni mbaruar me këtë hap merrni njërën nga petët dhe lyejeni sipërfaqen e saj me pak vaj.

Mbi të vendosni një petë tjetër e kështu me radhë derisa të keni mbaruar me të gjitha petët e hapura.

Tani hapni petën 10cm më të gjerë në diametër de tava që do të përdorni për kungullurin.

Diçka e tillë bëhet që petët të palosen mbi mbushjen por në të njëjtën kohë të lënë mesin e hapur.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni mbushjen me kungull.

Qëroni kungullin dhe griheni në rende, më pas kriposeni dhe punojeni me duar derisa të lëshojë ujin e tepërt.

Vendoseni kungullin në një kullore dhe lëreni aty që të largohet plotësisht uji.

Më pas kalojeni atë në një tas dhe përziejeni me sheqerin dhe ajkën e qumështit.

Tavën lyejeni lehtë me gjalpë të shkrirë dhe vendosni petën duke treguar kujdes që anët e saj të varen jashtë.

Në mes përhapni mirë kungullin dhe spërkateni atë përsëri me gjalpë të shkrirë.

Mbulojeni mbushjen deri aty ku ju lejon peta duke e palosur me kujdes.

Spërkateni përsëri me gjalpë të shkrirë dhe futeni për t’u pjekur në furrë të ngrohur me 200 gradë./AgroWeb.org