Sallata nuk është receta më e rëndësishme e tryezës, por është ajo që nuk mungon kurrë.

E kur keni të bëni me një tryezë plot me të ftuar, përgatitja e sallatave të ndryshme mund të kthehet në një sifidë si për kombinimet ashtu edhe sasitë.

Receta që do t’ju sugjerojmë sot i përmbush të gjitha këto kushte.

Mund ta përgatisni për një numër të madh personash, me shumë pak përbërës për të dhuruar shumë shije.

Do të jetë një nga pjatat më të freskëta të tryezës që mund ta shoqëroni me si me mishin ashtu edhe me peshkun.

E pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe shumë fibra.

Mësoni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

1 lakër e bardhë

2 kastravecë të vegjël

4-5 qepë të njoma

1 limon

1 hudhër

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të filloni me pastrimin dhe grirjen e lëkrës së bardhë.

Këtë process bëjeni siç bëni zakonisht dhe mundohuni që lakrën ta grini sa më hollë në mënyrë që të konsumohet lehtë.

Më pas lani kastravecët dhe pritini në kubikë të vegjël duke ruajtur edhe lëkurën e tyre.

Në fund prisni qepët e njoma në rrathë deri ku mbaron kërcelli dhe bashkojini të gjithë përbërësit në një enë të thellë.

Hidhni vaj, kripë dhe pak hudhër të shtypur për më shumë shije.

Shtrydhni lëngun e një limoni dhe kini parasysh ta përzieni mirë sallatën në mënyrë që shija të përhapet mirë dhe fijet e lakrës të zbuten.

Pasi ta keni përfunduar, vendoseni në mes të tryezës tuaj për ta shijuar me gatime të ndryshme./AgroWeb.org