Lëngjet me fruta dhe qumësht kanë marrë vëmendjen e duhur këto vitet e fundit.

Duke qenë se janë shumë të thjeshtë për t’u përgatitur, këto pije kremoze mund të zëvendësojnë lehtësisht edhe vaktet e shpejta si mëngjesi apo darka e vonë.

Të njohura ndryshe si smoothie, këto pije sidomos ato që kombinojnë bananen dhe qumështin, këshillohen për trajtimin e problemeve me peshën.

Nëse dëshironi që të shtoni peshë mjafton që të shtoni disa banane tek lëngu juaj, dhe do t’i jepni trupit kaloritë e nevojitura.

Nga ana tjetër kur doni që të hiqni disa kilogramë, kjo pije ju vjen përsëri në ndihmë pasi ka vetëm 100 kalori por ju mban të ngopur për orë të tëra.

Një tjetër faktor pozitiv i kësaj recete është përfshirja e mjaltit që quhet ndryshe si antibakteriali më efektiv.

Ndërkohë qumështi i sojës eliminon mundësinë e fryrjes së barkut, diçka që është thuaj e pashmangshme përmes qumështit të zakonshëm.

Gjithashtu soja duke qenë bishtajë ka proteina bimore të cilat ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.

Ndaj AgroWeb.org në bashkëpunim me kompaninë MiniInvest Albania ju tregon një recetë shumë të thjeshtë e cila mund të përgatitet në vetëm pesë minuta.

Përbërësit

250ml qumësht soje Alpro

1 banane

50g bajame  

1lç mjaltë

Përgatitja

Mjafton që para se të përgatisni këtë recetë t’i lini përbërësit të paktën 30 minuta në frigorifer, e ndërsa bananen në ngrirje.

Më pas bashkojini që të gjithë në mikser apo blender dhe punojini derisa të formoni një masë kremoze dhe të trashë.

Këtë pije konsumojeni si vaksin kryesor të darkës nëse dëshironi të bini nga pesha. Mund ta pini në mëngjes për t’i dhënë trupit energjinë e duhur gjatë ditës. Por edhe nëse shkoni në palestër kjo pije është ajo që ju duhet, pasi ndihmon trupin të ketë fuqi por edhe të ndihmojë muskujt të mos kontraktohen. Përgatiteni sa herë që të keni nevojë dhe do të shihni ndryshime në trupin tuaj që në javët e para./AgroWeb.org