Lëngu me Lëkurë Limoni për Tretje të Mirë – Si ta Përgatisni Lehtë

561 0

Të gjithë të paktën një herë në jetë kemi ndjerë ndonjë dhimbje stomaku.

Më të zakonëshmet janë ato që fillojnë menjëherë pasi keni konsumuar një vakt të rëndë e të mbushur me kalori.

Duke sikur disa ushqime “bien rëndë në stomak” e për pasojë keni probleme me tretjen, ndiheni të fryrë apo të irrituar.

Si fillim nëse vuani nga këto probleme hiqni dorë menjëherë nga alkoli apo kafeina pasi do të ngacmojnë stomakun.

Kjo gjendje mund të ndikojë lehtësisht në jetën tuaj të përditëshme, ndaj në këtë artikull do ju tregojmë një nga mënyrat më të lehta për të larguar dhimbjet e stomakut.

Mund ta quani ujë detoks, tretës apo një medikament të mirfilltë për nga efekti i menjëhershëm me të cilin vepron në trupin tuaj.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e përgatitjes me vetëm 2 përberës.

Përbërësit

400 ml ujë

Lëkura e një limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij uji si fillim qëroni lani mirë lëkurën e një limoni.

Qërojeni atë me kujdes dhe lëkurën lëreni mënjanë, kur ta bëni këtë process bëni kujdes që ta prini hollë lëkurën duke mos marrë pjesën e bardhë që ndodhet në brendësi.

Më pas në një tigan të thellë apo në një tenxhere shtoni ujin bashkë me lëkurat dhe vendoseni të ziejë për 10 minuta në zjarr mesatar.

Kur uji të ketë marrë ngjyrë të vërdhë nga limoni, hiqeni nga zjarri dhe me kujdes kullojeni të gjithë përbërjen dhe hidhni lëkurat e limonit.

Më pas uji juaj që ju ndihmon në tretje të mirë është gati për ta konsumuar.

Duhet ta pini menjëherë të nxehtë në formën e një çaji për veprim më të mirë në stomak.

Sipas dëshirës gjatë zierjes mund të shtoni dhe 1 gjethe dafine për t’i dhënë më shumë aromë pijes tuaj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.