Në doni të sfidoni veten në kuzhinë e të përgatisni receta që nuk i keni provuar kurrë më parë duke sjellë shije të reja për më të dashurit tuaj, provoni këtë recetë të mrekullueshme.

Përgatitja e Recetës

Përbërësit

4-5 racione llukanik
500 gr spinaq
2-3 patate
3-4 qepë të njoma
1 lugë mustardë
Lëng limoni
Vaj ulliri
Koper, majdanoz
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë me gjithë lëkurë. I presim më pas të ngrohta në kubikë të mëdhenj.

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma së bashku me erëzat dhe spinaqin. Paralelisht në një tigan që nuk ngjit pjekim llukanikun të prerë në feta.

Në tiganin ku kaurdisëm spinaqin me qepët shtojmë patatet dhe llukanikun.

Në një enë të vogël trazojmë mustardën me vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper dhe marinojmë gatimin.