Lulerradhiqja është një nga barishtet më të shëndetshme në planet.

Ajo rekomandohet shumë nga amvisat shqiptare për vlerat e jashtëzakonshme në shëndet.

Amvisat tona e përdorin çdo pjesë të kësaj barishteje jo vetëm në kuzhinë por edhe në trajtimet mjekësore në kushtet e shtëpisë.

Vlerat Shëndetësore Të Lulerradhiqes

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K që forcon kockat dhe i bën mirë trurit.

Lulerradhiqja plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Mënyrat e gatimit të lulerradhiqes janë të shumëta por cilëndo të zgjidhni, do t’i dhuroni organizmit tuaj një vakt të shijshëm e të shëndetshëm.

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të provoni lulerradhiqet e skuqura ose edhe ato të kavërdisura lehtë.

Lulerradhiqe të Skuqura Me Miell e Qumësht

Për këtë recetë duhet të përdorni vetëm lulet e verdha dhe jo gjethet nën to.

Përbërësit:

2 filxhanë me lule të freskëta

Çerek filxhani me miell

Çerek filxhan me qumësht

1 lugë çaji me sodë buke

Çerek filxhani me miell misri

Një vezë

Kripë dhe vaj për skuqje.

Rozmarinë, rigon, trumzë.

Përziejni miellin, qumështin, vezën dhe erëzat dhe më pas hidhni lulet bashkë me barishtet dhe kalojini në një tigan.

Skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të kafenjtë, e më pas kthejeni nga ana tjetër.

AgroWeb.org ju sugjeron që t’i vendosni kapak dhe ta lini në zjarr të ulët.

Lulerradhiqe Të Kavërdisura

Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin.

e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj.

Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini.

Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë./AgroWeb.org