Me salcë domatesh, me perime, me pana, me djath e gjalpë, makaronat mbeten të preferuarat e kujtdo.

Por kur i përgatisni të freskëta në shtëpinë tuaj, shija kalon në një tjetër dimension.

Harrojini pjatat nëpër restorante, pasi kur të keni shijuar recetëne sotme do ta ktheni shtëpinë tuaj në një kuzhinë mjeshtrash italianë.

Ndiqni me kujdes këshillat e AgroWeb.org dhe do të mësoni shkurt sit ë përgatisni makaronat e freskëta me spinaq.

Për t’i dhënë ngjyrë dhe vlera akoma edhe më shumë një pjate që tanimë mund të quhet edhe tradicionale.

Përbërësit

60g spinaq

300g miell

3 vezë

Përgatitja

Për të përgatitur këto makarona të shijshme e të shëndetshme duhet të filloni me spinaqin.

Pasi ta keni pastruar dhe përzgjedhur vetëm gjethet, kalojeni atë në një tigan me dy lugë gjelle ujë dhe pak kripë.

Sigurohuni që zjarri të jetë i ulët në mënyrë që lagështira të mos avullojë pa u zbutur spinaqi.

Për të arritur një rezultat më i mirë AgroWeb.org ju sugjeron që ta mbuloni me kapak tiganin.

Pasi spinaqi të jetë zbutur plotësisht kalojeni atë në një sitë të hollë për t’i larguar plotësisht lagështirën e tepërt.

Tani shtypeni atë me blender ose mikser në mënyrë që të krijoni një pastë të njëjtrajshme e të plotë.

Ndërkohë në një tas AgroWeb.org ju sugjeron të hidhni mielli dhe vezët e më pas të shtoni spinaqin e shtypur.

Filloni t’i punoni përbërësit me duar derisa ata të lidhen dhe të formohet një brum i butë dhe elastic.

Lëreni pak brumin që të pushojë për 10-15 minuta dhe më pas hapeni në petë.

Petët palosini në në formën e një zarfi dhe pritini në shirita me ndihmën e një thike.

Shiritët për t’i tharë vendosini në një sipërfaqe të shtruar me pecetë ku nuk ka lagështirë.

Lërini aty rreth 20-30 minuta, nëse ju premton koha lërini edhe më gjatë apo mund t’i thani edhe në diell për një rezultat akoma edhe më të mirë.

Ndërkohë vendosni ujin me kripë për të zierë, dhe në momentin që ai fillon të vlojë hidhni aty makaronat që përgatitët.

Duke qenë se janë të freskëta ato do të zijenë shumë shpejt, ndaj AgroWeb.org ju këshillon që të mos i lini më shumë se 5-6 minuta.

Pasi t’i keni kulluar nga uji kalojini makaronat në një tigan me vaj ulliri, një process i tillë nuk lejon makaronat të zbuten.

Nëse dëshironi mund t’i përgatisni salcë të freskët me domate apo madje edhe me pana e djathë.

Kombinimet janë të pafundme dhe shija do të jetë unike dhe e mrekullueshme./AgroWeb.org