Kur vjen puna tek të brendshmet e shtazëve apo shpendëve, mënyra e gatimit duhet të jetë e bazuar në karakteristikat e mishit.

Le të marrim rastin e mëlçisë, një mish shumë i shijshëm që përdoret në disa receta të larmishme gatimi tradicionale shqiptare.

Kur mëlçia është e shpendëve dhe shtazëve të njoma, shija dhe aroma e saj është shumë e butë dhe jo e fortë. Në këtë rast, ajo ka shumë shije dhe aromë nëse gatuhet në furrë. Kur mishi i mëlçisë është i shtazëve apo shpendëve të vjetruar, atëherë shija e tij dhe aroma është e fortë dhe mbizotëruese.

Në këtë rast, mishi i mëlçisë kombinohet më së miri në gjellë apo salca të ndryshme me lëng dhe jo domosdoshmërish në furrë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë interesante për gatimin e mëlçisë në furrë.

Mëlçi e Pjekur Në Furrë

Hapi i parë dhe i rëndësishëm është ndezja e furrës në 200 gradë Celsius, të paktën 20 minuta përpara gatimit.

Ndërkohë, në tavën që do të përdorni për pjekje, shtroni një letër alumini të cilët duhet ta yndyrosni lehtë me vajin që përdorni për pjekje.

Hapi i dytë është larja e copave të mëlçisë me ujë të ftohtë e të rrjedhshëm.

Pasi t’i keni larë mirë, vendosini në një enë dhe thajini me letër kuzhine.

Mëlçia duhet prerë në copa jo shumë të mëdha e as të trasha në mënyrë që të siguroheni që ajo do të jetë pjekur jo vetëm jashtë por edhe brenda.

Nëse ju i prisni copat e trasha, atëherë gjasat janë që copat e mëlçisë të jenë të pagatuara në brendësi dhe krokante së jashtmi.

Hapi i tretë është marinimi me kripë dhe piper I copave të mëlçisë në të dyja anët.

Veç kripës dhe piperit mund të përdorni erëza si trumza, rozmarina, borziloku dhe speci djegës.

Pasi t’i keni marinuar me kripë, piper dhe erëza, vendosini copat e mëlçisë në tavë dhe futeni atë në furrë.

Piqini ato për 20 deri në 30 minuta dhe pak para nxjerrjes së tyre nga furra, provojeni nëse janë pjekur edhe në brendësi me një pirun.

Lërini të ftohen pak dhe servirini duke i shoqëruar me pilaf e sallatë. /AgroWeb.org