Byreku me presh është padyshim një ndër recetat më të shijshme dhe natyrisht ndër kombinimet më perfekte në përgatitjen e byrekut.

Sidomos tani kur është edhe stina e preshit dhe përgatitjet e recetave të ndryshme gjellë, supa por edhe gatime të tjera.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një mënyrë të veçantë të përgatitjes së mbushjes së preshit në përgatitjen e byrekut.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë por tejet e shijshme, ku preshi gjatë përgatitjes kombinohet me kos dhe merr një shije pakës të athët por që e bën byrekun me shumë shije të mirë.

Përgatitja e Mbushjes 

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të pastroni preshin me ujë të rrjedhshëm në mënyrë që t’i largohen të gjitha papastërtitë.

Pasi e lajmë preshin mirë me ujë të bollshëm, e grijmë në rrathë të vegjël dhe e hedhim në tenxhere.

Shtojmë kripë, dy lugë vaj ulliri, dhe një gotë me ujë.

E lëmë zjejë derisa të zbutet e uji të avullojë.

Për ta bërë mbushjen me presh pak kremoze e më të shijshme, në fund, në një tas të vogël hedhim kos dhe shtojmë aty një lugë gjellë e pak miell gruri.

E trazojmë bashkë me kosin derisa të bëhet një masë e trashë dhe e hedhim në tenxheren ku kemi preshin.

Përzjejmë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe shtojmë edhe pak djathë të thërrmuar nëse preferoni.

Trazojen i për maksimumi 2-3 minuta nue zjarr dhe mue pas vijoni të përgatisni byrekun ndërkohë që mbushjen me presh e keni gati.

Mund ta përdoni edhe për përgatitjen e pispilisë 

Këtë mënyrë të përgatitjes së mbushjes së preshit mund ta përdorni edhe kur përgatisni petë misri apo pispili me miell misri.

Nëse nuk preferoni shijen e athët dhe dëshironi një shije më të butë atëherë në vend të kosit me miell mund të përgatisni qumësht me pak miell dhe të vijoni procesin e përgatitjes së sipër. /AgroWeb.org