Janë të shijshme dhe ideale për t’u shijuar në çdo kohë.

Të mrekullueshme për t’u shoqëruar me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, djathra apo salca plot shije.

Përgatiten lehtë dhe shpejt në pak kohë e padyshim mbeten ndër më të preferuarat e shqiptarëve në çdo kohë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë përgatitjen e tyre në mënyrën më ideale.

Përgatitja

Bërxolla viçi (sasia përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

Kripë

Piper

Rigon

Limon

Vaj

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të rrihni bërxollën mirë nga të dyja anët përmes çekiçit të kuzhinës.

Më pas lyejeni atë me kripë, piper dhe rigon nga të dyja anët.

Lëreni përreth 1-2 orë të marinohet duke u futur në frigorifer por jo në pjesën e ngrirjes.

Më pas nxirreni nga frigoriferi, lëreni përreth 15 minuta derisa bërxolla të arrijë temperaturën e ambjentit.

Vendosni një tigan në zjarr.

Shtoni aty pak vaj dhe lëreni të ngrohet pak.

Më pas, vendosni aty bërxollën për ta skuqur.

Lëreni nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Skuqeni derisa bërxolla të marrë ngjyrën e skuqjes por duke ruajtur butësinë e saj pasi në të kundërt do të thahet.

Provojeni nëse është gati duke futur një pirun në mes të saj, nëse piruni shkëputet lehtësisht do të thotë që bërxolla është gati.

Në fund shtrydhni lëngun e një gjysme kokrre limoni dhe hidheni tek tigani ku keni skuqur bërxollën, trazojeni përmes një luge dhe lëngun e përftuar hidhjani bërxollën sipër.

Në këtë mënyrë, shija e bërxollës do të jetë më e plotë.

Shoqërojeni me sallata të freskëta të stinës, sidomos me sallatë jeshile, sallatë spinaq por edhe me perime të pjekura të stinës.

Mund të përgatisni edhe pure me patate apo salca të ndryshme e turshi të shtëpisë./AgroWeb.org