Midhjet mund t’i shijoni të ziera të pjekura os etë skuqura dhe të kaloni një vakt të shkëlqyeshëm.

Por ndër këto receta e mënyra përgatitje, vendin e parë e zënë midhjet sote, ose midhjet me lëng.

Kjo recetë ka origjinë Franceze nga vetë emri sauté dhe është një teknikë e veçantë e përgatitjes së midhjeve në tigan.

Nëse i keni provuar me siguri e mban mend shijen e mirë dhe lëngun plot aromë që midhjet e tiganit lëshojnë.

Do ju duhen shumë pak përbërës dhe do të provoni një nga recetat më të rafinuara e të shijshme të kuzhinës botërore.

Përbërësit

500 gr midhje

1 domate

1 thelbi hudhër

Kripë

Vaj ulliri

Verë e bardhë

Bukë e thekur

Përgatitja

Lani dhe pastroni mirë guackat e midhjeve në mënyrë që të largoni çdo papastëri që ato kanë në sipërfqe.
Më pas në një tigan të thellë ose tenxhere shtoni pak vaj ulliri, 1 thelbi hudhër dhe domaten e grirë hollë.
Lërini të skuqen derisa të nxehet vaji e më pas vazhdoni duke hedhur midhjet.
Shtoni pak kripë dhe mbulojini me kapak duke i trqzuar herë pas here.
Kur midhjet rë fillojnë të hapen sipas dëshirës shtoni 50 ml verë të bardhë dhe vendosini sërish kapakun te ziejnë në ujin e tyre.
Mos harroni ti trazoni herë pas here dhe kur te jeni hapur të gjitha hidhini në një enë të thellë bashkë me lëngun që kanë lëshuar.
Lëngun e midhjeve mund ta shoqëroni me bukë të thekur për më shumë shije./AgroWeb.org