Si shumica e njerëzve dhe ju me siguri qe shumë prej produkteve të freskëta që konsumoni i ruani në frigorifer.

Kjo për t’i ruajtur ato sa më mirë e në temperaturën e duhur.

Në artikullin e sotëm do të flasim për produktet e bulmetit dhe konkretisht për gjalpin dhe mënyrën si duhet ta ruani atë.

Në frigorifer apo jashtë?

Për të ruajtur vlerat ushqimore dhe freskinë përgjigja e menjëhershme do të ishte brenda në frigorifer, por jo gjithnjë është e nevojshme.

Ekspertët e sigurisë ushqimore shpjegojnë se ruajtja e gjalpit në frigorifer varet nga dëshira dhe preferenca juaj, pasi nuk ndikon në shijen apo vlerat e tij.

Për gjalpin me kripë ekspertët thonë se mund të qëndrojë në temperaturë amboenti deri në 2 javë.

Ndërsa të tjerë shpjegojnë se kjo varet nga një sërë arsyesh, por mund ta ruani jashtë frigoriferit deri në 2-3 ditë.

Për gjalpin pa kripë kjo kohë është më e shkurtër pasi mund të prishet më shpejt.

Sidoqoftë çfarë është e sigurt është konsumimi i këtij produkti edhe pasi e keni lënë jashtë frigoriferit, diku në kuzhinë.

Në këtë mënyrë do të mund ta keni më të lehtë ta përdorni për të lyer buken apo në receta të ndryshme pasi do të jetë më i shkrifët.

Temperatura e duhur

Gjithësesi edhe në këtë rast ka përjashtime të cilat varen nga temperatura e dhomës apo stina në të cilën ndodhemi.

Nëse në kuzhinën tuaj temperatura është mbi 21 gradë atëherë ju sugjerojmë që gjalpin e çdo lloji ta ruani në frigorifer.

Kujdeso jo i duhur mund ta prishë atë shumë shpejt duke e bërë të papërdorshëm.

Nëse shikoni që ka ndryshuar ngjyrë, mban erë apo ka shije të cuditëshme mos e konsumoni./AgroWeb.org