Qepët shihen shpesh si një përbërës shoqërues I recetave të ndryshme, madje cilësohen si përbërësi që shton shijen e munguar në receta.

Ato mund të përdoren thuajse kudo, por të gatuara veçmas në mënyrën që AgroWeb  ju sugjeron sot me siguri nuk i keni përgatitur më parë.

Kjo tavë me qepë kërkon shumë pak përbërës, por është mjaft e pasur në shije dhe mund të përgatitet nga kushdo.

Ndiqni të gjithë këshillat e AgroWeb dhe shijojini qepët e marinuara të tavës në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

4 qepë të verdha

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj tave, AgroWeb ju sugjeron të ndiqni furrën në temperaturën 200 gradë në mënyrë që të ngrohet.

Më pas qëroni qepët nga lëkura dhe pritini përgjysmë dhe vendosini në një enë të thellë.

Po aty shtoni vaj ulliri, kripë dhe piper të zi të sapo bluar dhe marinojini qepët mirë duke i lyer nga të gjithë anët.

Bëni gati një tavë , shtrojeni me letër pjekje dhe vendosni një nga një gjysmat e qepëve që sapo përgatitët.

Sipas dëshirës mund të shtoni sërish piper apo vaj dhe futini menjëherë të piqen në furrën e ngrohtë.

Lërini qepët tuaja të piqen për 25-30 minuta derisa qepët të zbuten e të marrin ngjyrë të artë.

Pasi t’I keni nxjerrë nga furra, spërkatini qepët tuaja me pak uthull molle për më shumë shije.

Kjo recetë siguron një shije mjaft interesante, të cilën mund ta shoqëroni me mish, peshk apo perime të tjera./AgroWeb.org