Një Mënyrë e Veçantë e Përgatitjes së Recetës së Paçes më të Shijshme

2.4k 0

Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë dhe e shijshme e përgatitjes së paçes së kokës me mish qingji. Ndiqni hapat e recetës që AgroWeb sjell për ju sot dhe mrekullohuni me shijen e saj.

Përbërësit

  • 1 kokë qingji
  • vaj ulliri
  • 5 lugë gjelle me miell gruri
  • 1 lugë gjelle me miell misri
  • 4 hudhra
  • piper të kuq, të zi

Përgatitja

Ziejm kokën e qingjit rreth 1 orë, më pas e lemë të ftohet.

Skuqim në vaj ulliri 5 lugë miell gruri dhe një lugë misri gjer sa të marin ngjyrë, më pas i hedhim lëngun që e kemi kulluar më parë, e përziejm dhe e lemë të ziej.

Sa të mari valë i shtojmë mishin që pastruam nga koka, 4 hudhra, piper të kuq të zi dhe e lemë të ziej duke e përzier vazhdimisht. Kur ta servirim skuqim me pak vaj piper të kuq dhe ja hedhim lart, i jep një shije fantastike./Kuzhina ime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.