Omletë Me Qepë Të Njoma Për Një Mëngjes Plot Shëndet

1.6k 0

Omletë me qepë të njoma, një mëngjes plot shije dhe shëndet, i përgatitur krejt lehtë për gjithë familjen.

Në ka një gatim që qendron në krye të recetave për një mëngjes të shijshëm, plot vlera ushqyese e të shëndetshëm pa asnjë dyshim ato janë omletat.

Të kombinuara me perime të ndryshme, të miksuara apo thjeshtë me një prej tyre, spina a brokoli, lulelakër a patate, omletat, përbërësi kryesor i të cilave janë vezët përbëjnë një mënyrë ideale për të nisur ditën shëndetshëm.

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë  një recetë fantastike të përgatitjes së omletës me qepë një njoma. Fantastike në shije dhe vlera.

Përgatitja e Omletës me Qepë të Njoma  

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

4 kokrra vezë

4-5 copë qepë të njoma mesatare

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Djathë të bardhë ose kaçkavall

Përgatitja

Qepët e grira hollë kaurdisen me vaj ulliri derisa të vyshken.

Rrihen vezët me kripë dhe hidhen tek qepët, përzihen dhe më pas skuqen në tigan me pak vaj ulliri nga të dyja anët.

Kur shërbehet sipas dëshirës omleta paloset në formë roleve dhe mund të shoqërohet me djathë të bardhë apo kaçkavall, domate e kastraveca të freskëta etj.

Vlerat Ushqyese 

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Nga ana tjetër qepët e njoma padyshim nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës. Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.