Vera erdhi e bashkë me të shtohet edhe konsumi i ushqimeve të detit.

Kjo për shkak se pushimet në det janë një trend për shumicen e njerëzve ku këto produkte janë dhe më të freskëta.

Midhjet në Shqipëri kanë një histori të gjatë kultivimi ndaj mund t’i gjeni shpesh në tregje dhe dyqane.

Dy pika kryesore të kultivimit të midhjeve në vend ndodhen në Butrint dhe Shëngjin të cilat prodhojnë me dhjetra ton guacka çdo vit.
Midhjeg ofrojnë edhe shumë vlera shëndetsore.

Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave.

Janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Për të gjithë ju që ju pëlqen deti dhe doni të përfitonu nga vlerat e këtij ushqimi, po ju sjellim pak shije të freskët në tavolinat tuaja.

Provoni orizin me midhje dhe perime të freskëta të stinës sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

1 kg midhje të pastruara

400 gr oriz

2 qepë

2 speca të kuq

2 speca jeshil

2 karrota

1 tufë kopër

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org grini hollë të gjithë perimet.

Më pas vini të skuqen në një tigan me pak vaj qepët bashkë me specat dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.

Shtoni po aty orizin dhe trazojeni për dy minuta derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë.

Shuajeni me ujë dhe shtoni një gotë ujë dhe një gotë verë të bardhë sipas dëshirës.

Lëreni orizin të ziejë në zjarr të ngadaltë dhe shtoni midhjet, piperin e kripën.

Sipas nevojës shtoni edhe një gotë uji tjetër pak nga pak, e rëndësishme është që orizi të ziejë dhe të ngelet i ujshëm në tigan.

Gatuajeni përreth 25 minuta derisa orizi të zbutet plotësisht në zjarr të avashtë.

Në fund fikni zjarrin dhe shërbejeni orizin tuaj bashkë me pak kopër të grirë hollë./AgroWeb.org