Një tavë e mirë me perime është shoqëruesja më e shpejtë dhe e shëndetshme që mund t’i dhuroni pjatave tuaja kryesore.

Ndonëse mund të jeni mësuar t’i shijoni si turli, në furrë apo vetëm me patate në recetën e sotme  nga AgroWeb.org, po ju sugjerojmë një ide të re.

Është koha e kungullit të dimrit ndaj shfrytëzojeni sa më shumë për shije të mirë dhe vitamina të pazëvendësueshme.

Të ushqehesh me kungull i bën mirë zemrës.

Fibra, potasiumi dhe vitamina C, që ndodhen tek kungulli e mbështesin shëndetin e zemrës.

Konsumi i kaliumit në mënyrë është po aq i rëndësishëm sa ulja e sodiumit për trajtimin e hipertensionit.

Ai rritet pothuajse në të gjitha zonat e vendit dhe patatet mund t’i gjeni fare lehtë, ndaj mos ngruoni aspak ta gatuani këtë pjatë.

Tava me patate dhe kungull do të kthehet shumë shpejt në të preferuarën tuaj për të shoqëruar çdo recetë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes që AgroWeb.org ju tregon dhe shijojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

550 gr kungull

750 gr patate

1 degë rozmarinë

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të pastroni fillimisht patatet.

Qërojini ato dhe pritini në kuadratë mesatarë më pas shpëljaini përsëri në mënyrë që të largoni të gjithë mbetjet e dheut.

Vendosini në një enë dhe lërini mënjanë për disa momente.

Pastroni kungullin, qërojeni, prijeni sërish në kubikë deri në 3 cm dhe bashkojini me patatet.

Hidhni kripë sipas dëshirës, rozmarinën dhe vaj ulliri e më pas përziejini mirë të gjithë përbërësit.

Zgjidhni një tavë mesatare pjekje, shtrojeni me letër furrë dhe shtroni aty patatet bashkë me kungullin.

Piqini në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë për 40 minuta derisa të marrin gjyrë të artë.

Më pas nxirrini nga furra lërini të ftohen paksa dhe shërbjeini krahas pjatave të tjera./AgroWeb.org