Patëllxhana në vaj ulliri apo me uthull mund të keni provuar shpesh, por kjo mënyrë mund të themi se ka një shije më të veçantë.

Kjo për nga mënyra e përgatitjes dhe e prerjes së patëllxhanave të cilën do j’ua shpjegojmë mëposhtë.

Ndiqni me kujdes të gjithë hapat dhe shoqërojeni me të gjitha pjatat tuaja të preferuara ose futeni në panine si një përbërës secret e plot shije.

Përbërësit

2 kg patëllxhanë mesatarë

100 gr kripë

50 ml uthull molle

200 ml vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon që të lani dhe qëroni nga lëkura të gjithë patëllxhanët tuaj.

Pirini ata në rradhë të vegjël e më pas siç janë pritini në fije të holla jo më të trrasha se 1-2 cm.

Hidhini të gjitha në një enë të thellë dhe shtoni kripën ndërsa sipër vendosni një pjatë përmbys për t’i mbuluar e për t’i puthitur sa më mirë.

Për ta bërë sa më mirë këtë, shtoni sipër pjatës pasha ose një tenxhere të mbushur me ujë.

Vendosini dhe asaj një kapak dhe mbulojeni me napë për 24 orë rradhazi.

Më pas hiqeni tenxheren dhe pjatën e do të shikoni që patëllxhanët tuaj kanë lëshuar lëng kaf të cilin duhet ta derdhni.

Lini vetëm patëllxhanët në një enë dhe shtoni po aty uthullën e mollës duke përzier gje ngjesur me duar.

Vendosni sërish sipër patëllxhanëve tuaj pjatën si më parë për t’i presuar, tenxheren me ujë sipër ose një peshë dhe mbulojeni me një napë.

Lërini sërish 24 orë që të pushojnë në këtë mënyrë dhe në fund derdhini përsëri lëngun që kanë mbledhur.

Merrni me duar pak nga patëllxhanët tuaj, vendosini në një letër dhe mbështillini për t’i shtrydhur tërësisht nga lëngu.

Këtë bëjeni më të gjithë masën që keni përgatitur e më pas përgatisni 2 kavanozë hermetikë për t’i konservuar.

Hidhni në secilën vaj ulliri dhe më pas shtoni patëllxhanët që përgatitët.

Lërini të marinohen në vaj ulliri për disa momente dhe më pas mund t’i konsumoni.

Shoqërojini me salltën, pjatat e mishit apo me bukë të thekur./AgroWeb.org