Kokoshkat janë një nga kënaqësitë më të thjeshta të jetës.

Ato janë shoqërueset ideale të një mbrëmjeje të kaluar në kinema, ose pranë familjarëve.

Tani kokoshkat mund t’i gjesh sa hap e mbyll sytë, por vite më parë, njerëzit i bënin kokoshkat vetë pa ndihmën e pajisjeve të sofistikuara.

Për të mësuar më tepër mbi disa nga mënyrat më të mira dhe të thjeshta të bërjes së kokoshkave, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Mësoni më poshtë se si të përgatisni lehtë në shtëpi kokoshkat më të shijshme që mund të keni provuar.

Metoda e parë është klasike ndërsa tjetra është më e shpejtë.

Metoda tradicionale e kokoshkave

Ngroheni vajin në një tenxhere mesatare.

Ju mund të përdorni vaj arre kokosi, vaj kikiriku ose edhe ulliri.

Zgjjidhni një tenxhere me kapak.

Temperatura ideale e bërjes së kokoshkave është 200 °C deri në 240 °C.

Një temperaturë më e lartë se kaq e djeg vajin. Nëse vaji nis e lëshon tym atëherë është shumë i nxehtë.

Në vaj mund të hidhni pak kripë për të përmirësuar shijen e kokoshkave  Kjo mënyrë është më e mirë se kriposja e tyre pas përfundimit.

Hidhni dy ose tre kokrra në tenxhere dhe mbylleni kapakun. Nëse ato kërcasin, atëherë shtoni pjesën tjetër të misrit në një shtresë të vetme.

Mbulojeni kapakun, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe numëroni deri në 30 sekonda.

Në këtë mënyrë, misrat do të arrijnë temperaturën e duhur dhe të njëtrajtshme dhe më pas sapo të vendosni tenxheren në zjarr ato do të kërcasin në të njëjtën kohë.

Kur kërcitja e misrit është në fillimet e veta, tundeni tenxheren majtas dhe djathtas mbi sobë.

Mundohuni ta lejoni kapakun pjesërisht të hapur që të mundësoni çlirimin e avullit.

Në këtë mënyrë, kokoshkat do të jenë më krokante.

Kur kërcitja e kokoshkave ngadalësohet në çdo 3 sekonda hiqeni tenxheren nga zjarri dhe hidhini kokoshkat në një tas të madh.

Me këtë metodë do të shpëtoni nga djegia e kokoshkave dhe tenxheres.

Nëse dëshironi t’i shtoni gjalpë, vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni pak gjalpë dhe sapo të jetë shkrirë hidheni mbi kokoshka.

Shija e kokoshkave do të jetë më e ndezur dhe intensive.

Kriposini kokoshkat sipas dëshirës. Ju mund të shtoni edhe erëza të tjera, pikante ose jo, madje edhe djathë kaçkavall ose rozmarinë.

Nëse ju pëlqejnë kokoshkat e ëmbla, mund të hidhni sheqer sipër tyre.

Metoda e dytë 

Merrni një enë metalike dhe përzieni vajin, kripën dhe kokrrat e misrit. Mbulojeni enën me letër kuzhine dhe hapni 10 vrima me majën e thikës.

Në këtë mënyrë, avulli do të dalë nga kokoshkat dhe do i bëjë ato më krokante.

Vendoseni enën mbi sobë dhe ndizeni në temperaturë mesatare.

Tundeni enën rregullisht deri sa të gjitha kokrrat të kenë kërcitur.

Kjo zgjat për rreth 3 minuta.

Hiqeni enën nga zjarri dhe hiqeni letrën.

Përziejini kokoshkat me një lugë druri dhe më pas spërkatini me gjalpë të shkrirë, nëse dëshironi.

Kjo metodë është më e shpejtë se e para, por kokoshkat e nxjerra janë më të pakëta në numër.

Megjithatë, ju zgjidhni më të mirën dhe atë që ju përshtatet më shumë./AgroWeb.org

Shikoni videon për më shumë informacion