Njeriu ka nevojë për ushqim dhe pije për tu ushqyer, për të qenë në formë dhe për të mbijetuar.

Kjo është arsyeja që ka shtyrë qytetërime të tëra të shpikin, krijojnë dhe japin jetë recetave nga më të ndryshmet që janë mes nesh që nga lashtësia.

I tillë është rasti i salcës meksikane të avokados që njihet si guacamole.

Kjo salcë daton që në shekullin e 16-të dhe është një recetë e qytetërimit të lashtë të Aztekëve.

Ajo buron nga fjala “ahuaca-mulli” që përkthehet ‘salcë avokadoje‘, ndaj edhe ka ngjashmëri me fjalën angleze guacamole.

Receta tradiconale e kësaj salce përfshin tre përbërës bazë: qepën e kuqe, domaten dhe avokadon.

Në vitin 1519, spanjollët u ankoruan në brigjet e Meksikës dhe zbuluan salcën e famshme. Ata e sollën recetën në kontinentin evropian duke e ndryshuar atë disi.

Ata shtuan limonin jeshil dhe cilantron duke e përshtatur recetë  me kulturën, aromat dhe shijet e tyre.

Në kohët e sotme, salca në fjalë ka një ushtri dashamirësish dhe tifozësh.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë të thjeshtë e tradicionale meksikane të salcës klasike të avokados.

6 Përbërësit Idealë të Salcës Klasike Guacamole

Salca klasike meksikane ka pesë përbërës të thjeshtë:

avokado,

limon jeshil,

qepë të kuqe,

speca djegës jeshilë,

domate,

hudhër

Ajo përgatitet shumë lehtë, duke përzier përbërësit me njëri tjetrin dhe duke shtuar erëza për ta bërë pikante ose jo.

Avokadot duhen marrë të papjekura në treg dhe duhen lënë të piqen në shtëpi.

Nëse duhet që të piqen sa më shpejt vendosini pranë bananeve dhe domateve.

Në momentin që piqen, transferojini në frigorifer që të ndaloni procesin.

Hudhra është përbërës i rëndësishëm i salcës, por ajo nuk duhet lënë në copa të mëdha.

Prandaj, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që ta grini hudhrën hollë, ta spërkasni me kripë të trashë dhe më pas ta shtypni disa herë deri sa të hudhra të jetë e butë dhe e qullët.

Përbërësit:

2 thelbinj të mëdhenj hudhër

1 lugë çaji kripë të trashë

4 avokado të përmasave mesatare

Çerek filxhan çaj me lëng limoni jeshil,

Çerek filxhan çaji qepë e kuqe e prerë në copa të vogla

2 lugë gjelle speca djegës jeshilë me gjithë fara.

1 filxhan çaji domate të prerë në copa të vogla

Përgatitja e Salcës Guacamole

Në fillim duhet të shtypni hudhrën me kripën e trashë për 2-3 minuta deri sa të formoni një pastë, të cilën duhet ta hidhni në enën e salcës.

Më pas prisni avokadot në gjysmë, hiqni bërthamën, transferojeni tulin me lugë tek ena e hudhrës dhe lëkurat hidhini në plehra.

Shtoni lëngun e limonit jeshil dhe shtypeni avokadon deri sa të krijoni një salcë kremoze të e të njëjtrajtshme.

Më pas hidhni copat e imëta të qepës, domates dhe specave jeshilë.

Përziejini mirë me salcën dhe shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës./AgroWeb.org