Një recetë e trashëguar brez pas brezi si vijimësi e shijes më të mirë që kuzhina shqiptare ofron në kohë.

Ndiqni mënyrën e përgatitjes së ëmbëlsirës Përvëlata nga kuzhina e çamërisë e sugjeruar nga amvisa Luljeta Gjyzeli.

Përbërësit

1 gotë e gjysëm vaj gjelle

200 gr gjalp të shkrirë

1 gotë me qumësht

3 lugë gjelle me kos

Gjysëm gote me sheqer

1 lugë çaji me sodë buke

1 kg miell

300 gr arra ose bajame

1 kg sheqer për shërbetin

Kanellë

Për shërbetin:

1 kg sheqer

800 mililitra ujë

Kanellën

Përgatitja

Në një tepsi hedhim vain, gjalpin, qumështin, kosin, sheqerin dhe i rrahim fort deri sa te na shkrijë sheqeri.

Përziejmë miellin me sodën, hedhim gradualisht duke e trazuar deri sa të na bëhet një brumë i butë.

Nëse na bëhet brumi i ujshëm i shtojmë miell. Në fund i shtojmë arrat dhe e përziejmë.

E presim si në foto. Ndezim furrën dhe e vemë për të pjekur, për 50 minuta në 150 gradë.

Për shërbetin:

Në 1 kg sheqer hedhim 800 mililitra ujë dhe kanellën, e bëjmë si shërbeti i bakllavasë.

Mbasi është ftohur përvëlata hedhim shërbetin e nxehtë. E mbulojmë me një tepsi deri sa të pi shërbetin.