Nuk janë petullat tradicionale që do të përgatisni, por mund të themi se janë ndër më të shijshmet.

Petullat tona të veçanta me miell misri janë lezeti i tryezave ndaj nuk duket t’i humbisni kurrsesi.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.org

Përbërësit

200 gr miell misri

1 litër qumësht

90 gr sheqer

1 lëkurë limoni

150 gr bukë e thekur e grirë

2 vezë

Sheqer pluhur

Vaj luledielli

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni qumështin në një tenxhere të thellë.

Po aty shtoni lëkurën e një limoni për t’i dhënë atij më shumë shije e më pas shtoni sheqerin.

Lëreni qumështin të ziejë dhe përzieni herë pas here në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht.

Hiqni lëkurën e limonit nga tenxherja kur qumështi të jetë gati.

Vazhdoni me përzierjen dhe pak nga pak shtoni miellin e misrit, derisa të trashet dhe vazhdoni me gatimin për 20 minuta në zjarr të ulët.

Ndërkohë përgatisni një tavë 40 x 30 dhe lyejeni me vaj luledielli.

Kur brumi juaj në texhere të jetë trrashur, shtrojeni me anë të një patule nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës në mënyrë të barabartë.

Lëreni të ftohet ne temperaturë ambienti e më pas futeni në frigorifer për 8 orë ose për gjatë gjithë nates.

Të nesërmen hiqeni nga tava dhe vendoseni në një tavolinë pune dhe filloni ta prisni në rombe me gjerësi 3-4 cm.

Do të formoni rreth 40 copë të cilat duhet t’i zhysni në një enë me 2 vezë të rrahura.

Kalojini më pas tek buka e thekur e grirë dhe vendosini në një pjatë.

Bëjeni këtë proces me të gjithë copëzat dhe ndërkohë vendosni të ngrophet një tigan me vaj luledielli për skuqje.

Kur vaji të jetë i ngrohtë hidhni petullat e para dhe lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë.

Vendosini në një letër thithëse për të hequr vajin e tepërt dhe sipër mund t’i spërkasni sipas dëshirës me pak sheqer pluhur.