Një recetë e re, e thjeshtë në përgatitje e me shije të mrekullueshme. Shoqërohet në mënyrë fantastike me  kos a me dhallë të freskët por edhe gjellë e supa të ndryshme.

Përbërësit:

1.5 kg lakra të egra
3 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
1 lugë çaji piper të kuq
piper I zi

Brumi:

400 gr miell misri
1 lugë çaji kripë
pluhur pjekës
120 gr vaj ulliri
400 ml ujë të valuar
400 gr kos
2 vezë

Mbulesa:

1 vezë
2 lugë gjelle vaj
3 lugë gjelle miell misri
1 gotë kos

Përgatitja:

Grijmë lakrën shumë hollë e shpëlajmë mirë dhe e vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri me kapak.

Pasi të ulim volumin shtojmë kripë dhe vazhdojmë të përziejmë deri sat ë mos ketë më lëng në tigan, shtojmë piperin e kuq, piperin e zi dhe e largojmë tiganin nga zjarri.

Në një tas të madh përziejmë miellin, kripë, pluhur pjekës, hapim një gropë në mes dhe shtojmë vajin, ujin e valuar, kosin, vezë i përziejmë mirë deri sa të na formohet një brumë I lidhur në një tepsi të lyer me vaj nivelojmë brumin e gatuar, mbi të shtojmë një shtresë me lakrat e gatuara, në një tas përziejmë 1 vezë.

2 lugë gjelle vaj, 3 lugë gjelle miell misri dhe 1 gotë kos dhe lugë lugë mbulojmë komplet lakrat.

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.