Kur nuk dini çfarë të përgatisni për të mposhtur nepsin, AgroWeb.org ju jep një zgjidhje.

Një recetë e shijshme dhe e plotë që do t’ju shuajë urinë duke ju ngopur në pak çaste.

Çfarë kanë këto pite ndryshe nga pitet e tjera? Sekreti qëndron tek shtresa e pjekur e kosit dhe djathit në sipërfaqen e piteve.

Mund t’i përgatisni shumë shpejt duke ndjekur këshillat e AgroWeb.org.

Nëse doni një shije vërtet unike, e mira është që edhe brumin e piteve a përgatisni në shtëpi.

Por mund edhe të bëni me hile një ose dy herë, dhe të përdorni pitet e gatshme njësoj si ato që përdoren për sufllaqet.

Përbërësit për pitet

2 lugë çaji maja buke

1 lugë çaji me sheqer

160 ml qumësht

80 ml ujë i ruajtur në temperaturë ambienti

320 gr miell gruri

1 lugë çaji kripë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përbërësit për salcën me kos dhe djathë

2-3 lugë gjelle me thërrime djathi të bardhë

4 lugë gjelle kos shtëpie

2-3 lugë gjelle me majdanoz ose nenexhik të prerë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Piper i zi

Përgatitja e Piteve

Bashkoni në një tas sheqerin, majanë e bukës, ujin dhe qumështin. Përzjejini të gjitha bashkë dhe lërini mënjanë për 5 minuta.

Në një tjetër tas të madh, AgroWeb.org ju udhëzon të bashkoni miellin dhe kripën. Përzjejini me një njëra tjetrën.

Shtoni përzierjen e majasë me qumësht dhe përzjejeni me miellin derisa masa të njëtrajtësohet.

Kalojeni brumin në tavolinën e kuzhinës, të cilën më parë e keni spërkatur me pak miell.

AgroWeb.org ju udhëzon të punoni brumin për disa minuta derisa masa e tij të bëhet e butë.

Më pas, të gjithë brumin rrumbullakosni dhe mbulojeni me një pecetë të pastër kuzhine. Lëreni të pushojë përreth 40 minuta derisa masa e tij të dyfishohet.

Ndërkohë keni ndezur furrën në 200 gradë.

Shtypeni brumi me duar dhe ndajeni në 6 pjesë të barabarta.

Hapeni secilën prej tyre në formën e rrethit me një diametër prej 20 centimetrash.

Vendosini në një tavë të lyer me vaj dhe shpojini me një pirun.

Futini për të pjekur derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Përgatitja e Salcës me Kos dhe Djathë

Nxirrini pitet nga furra e ndërkohë që ato ftohen, AgroWeb.oeg ju udhëzon që të përgatisni salcën me kos dhe djathë.

Në një tas mesatar hidhni thërrimet e djathit dhe kosin, përzjejini të dy përbërësit derisa të formoni një salcë kremoze.

Shtoni majdanozin apo nenexhikun dhe vajin e ullirit për t’i dhënë dhe shijen e duhur.

Më pas spërkateni me piper të zi.

Këtë salcë përhapeni në sipërfaqen e piteve.

Mundohuni të krijoni një shtresë të hollë.

Futini përsëri në furrë pitet për 5-10 minuta ose derisa salca të mpikset./AgroWeb.org