NJë nga recetat më të famshme për mëngjes e cila do të kënaqë të dashurit tuaj.

Me një brumë të butë dhe perfekt, këto pite të mbushura me çokokrem i japin ëmbëlsi dhe shije tryezës.

Përgatitja e tyre është fare e lehtë, madje ngjason me përgatitjen e krepave klasik por sigurisht me disa ndryshime.

AgroWeb.org i ka sjellë për ju në mënyrë që të provoni sa më shumë receta dhe çdo ditë të keni diçka të re të përgatitur në familjen tuaj.

Provoni t’i përgatisni duke ndjekur hapat e thjeshtë dhe shijojini të ngrohta këto pite.

Përbërësit

180ml ujë

150g sheqer pluhur

3g fryrës për ëmbëlsira

240g miell

2 vezë

20g mjaltë

çokokrem

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të sitni miellin në një tas.

Shtoni aty sheqerin pluhur dhe fryrësin për ëmbëlsira dhe përziejini lehtë.

Tani ë kanë radhën vezët, mjalti dhe në fund uji në temperaturë ambienti.

Me ndihmën e telit të kuzhinës punoni përbërësit sa të formoni brumin.

Tregoni kujdes që të mos ju mbeten kokrra të patretura mielli, pasi do të prishin shijen e piteve.

Brumi i këtyre piteve do të jetë pak më i plotë se i krepave të zakonshëm dhe më i hollë se ai i petullave klasike.

Merrni tiganin e krepave, ose një i cili nuk ngjit, dhe lyejeni lehtë me vaj ose gjalpë sipas preferencës.

Lëreni që tigani të ngrohet mirë para se të hidhni brumin për t’u pjekur.

Duke qenë se për pjekjen e tyre kërkohet shumë pak vaj, këto pite janë të shëndetshme porsi krepat.

Me garuzhde formoni një shtresë brumi rreth 10cm në diametër dhe më trashësi rreth 5mm.

Me spatula kthejini pitet nga të dyja anët në mënyrë që të piqen njëtrajtësisht.

Në një pjatë vendosni njërën nga pitet dhe lyejeni sipërfaqen e saj me çokokrem, mbulojeni më pas më një tjetër pite dhe shërbejeni të ngrohtë./AgroWeb.org