Tregjet janë plot e për plot me kokrra të kuqe të mëdha e të vogla të luleshtrydheve, të cilat janë perfekte jo vetëm për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe akulloreve por edhe gjithçka tjetër ju do zemra.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë shumë të thjeshtë e të lehtë për përgatitjen e një prevede të shijshme me luleshtrydhe.

Receta e Shijshme e Prevedesë Me Luleshtrydhe

Për përgatitjen e predevesë ju nevojiten 3 përbërës:

4 filxhanë çaji me copa luleshtrydhe të freskëta ose të ngrira,

Treçerek filxhan çaji me sheqer

Treçerek filxhan çaji me lëng portokalli.

Për përgatitjen e kompostos nevojitet që të hidhni sheqerin dhe lëngun e portokallit në një tenxhere.

Vendoseni atë në zjarr në një temperaturë mesatare dhe më pas shtoni luleshtrydhet.

Përziejini ngadalë për 10-12 minuta duke përdorur një lugë druri.

Me të mund t’i shtypni copat e luleshtrydhes që të bëhen pelte.

Kur lëngu të jetë trashur dhe frutat të jenë të buta por në copa të pandryshueshme, hiqeni tenxheren nga zjarri.

Hidheni komposton në një kavanoz qelqi dhe jepini kohën e duhur qe të ftohet.

Kavanozin mund ta mbani në frigorifer për deri në një javë.

Nëse dëshironi ta ngrohni sërish, futeni në mikrovalë dhe ngroheni për një deri në dy minuta.

Këtë komposto mund ta përdorni për të pasuruar shijen e ëmbëlsirave të ndryshme siç është: keku apo akullorja.

Luleshtrydhja është një frut perfekt për komspoto, prevede dhe reçel

Ajo është jo vetëm shumë e shijshme por edhe me plot vlera.

Luleshtrydhja quhet “Mbretëresha e Frutave” në shumë vende, sepse është e mbushur plot me përfitime shëndetësore.

Ajo ul tensionin e lartë të gjakut dhe mbron zemrën tuaj.

Ky frut i ëmbël i trevave shqiptare është shumë i pasur me vitaminat, E, A, K dhe C.

Përveç se është një antioksidant i fuqishëm, vitamina C është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin, që ndihmon lëkurën dhe indet lidhore.

Vitamina B-6 është e nevojshme për formimin e serotoninës që rregullon humorin dhe gjumin.

Kjo vitaminë pastron gjakun nga homocisteina dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për më tepër, luleshtrydhja është shumë e pasur me fibër e cila ul nivelin e kolesterolit dhe ekuilibrat e sheqernave në gjak./AgroWeb.org