Me kalimin e moshës, thonë që njeriu bëhet më i mençur, ndërkohë që sa i përket shëndetit, ekspertët konfirmojnë se ai bëhet më i ngatërruar.

Në moshën e tretë ose në dekadën e tetë të jetës, njerëzit përballen me sëmundje nga më të ndryshmet.

Hipertensioni

Hipertensioni njihet si vrasësi i heshtur sepse shfaqet pa ose me pak simptoma.

Gratë dhe burrat në të shtatëdhjetat kanë 60% më shumë shanse të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Njerëzit e kësaj grupmoshe duhet të kufizojnë kripën, të kryejnë aktivitet fizik, dhe të hanë më shumë fruta.

Kolesteroli i Lartë

Kolesteroli i lartë dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut.

Ai mund të shkaktojë atak në zemër dhe trombozë.

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë mënyrat më të mira për ta mbajtur nën kontroll edhe në të shtatëdhjetat.

Artriti

Artiti e bën të vështirë jetën e një 60 vjeçari dhe jo vetëm atij/asaj. Artriti, reumatizma apo osteoartriti kanë lidhje të fortë me inflamacionin dhe shfaqen kur imuniteti sulmon kyçet dhe indet.

Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore.

Këtu do të mësoni për perimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit.

Perdja e Syrit

Me kalimin e kohës, syri i një personi në të shtatëdhjetat formon perden e cila pengon shikimin.

Perdja e syrit mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë.

Këtu mund të lexoni për ushqimet më të mira për shëndetin e syve.

Humbja e Dëgjimit

Humbja e dëgjimit është një faktor rreziku i demencias, depresionit dhe shumë sëmundje të tjera.

Ajo mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë në mënyrën e të jetuarit.

Rregulli kryesor është që veshët duhet të jenë të pastruar nga dylli.

Në këtë moshë, mbajtja e pajisjeve të dëgjimit është e paevitueshme megjithatë njerëzit duhet të sigurohen që janë pajisje cilësore.

Osteoporoza

Osteoporoza është një sëmundje që gërryen kockat dalëngadalë duke shkaktuar dëme të pariparueshme.

Në moshën e tretë, kockat humbin shumë prej dendësisë së tyre.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë marrjen e vitaminës D në formën e suplementit.

Mësoni për regjimin më të mirë ushqimor kundër osteoporozës duke lexuar këtu.

Pagjumësia

Me kalimin e viteve, njeriu e ka të vështirë të bëjë një gjumë të mirë e të flejë 8 deri në 9 orë.

Megjithatë, në të shtatëdhjetat kjo nuk është problem deri në momentin që njeriu ndihet i lodhur gjatë ditës.

Ekspertët nuk rekomandojnë ilaçe për gjumë, përveç melatoninës e cila është hormone i gjumit.

Rregulli i artë në këtë moshë dhe jo vetëm është që nëse nuk arrini të flini brenda gjysëm ore, atëherë mos rrini në shtrat dhe përpiquni sërish më vonë./AgroWeb.org