Pudingu është një ëmbëlsirë të cilës nuk mund t’i rezistosh dot.

Ai është një mënyrë shumë e mirë për të përmbyllur një vakt dhe shija e tij gjithmonë kënaq fëmijë e të rritur.

Studimet kanë treguar se ëmbëlsirat e bëjnë njeriun të lumtur.

Kjo vjen falë karbohidrateve që nxisin trurin të prodhojë substanca si serotonina që rrisin ndjesitë dhe emocionet pozitive.

Studimet kanë treguar se pudingu krahas ëmbëlsirës xhelatonize është ëmbëlsira më e rekomanduar kur jeni me probleme shëndetësore .

Kur humbasim oreksin, e kemi më të lehtë t’i gëzohemi një ushqimi të pasur në sheqerna dhe karbohidrate dhe të fusin diçka në gojë.

Shijet e pudingut janë të larmishme dhe secila prej tyre ka shumë dashamirës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë të re për përgatitjen e një pudingu të freskët e nga e para.

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle çokollatë e zezë
  • 2 filxhanë e çerek qumësht të skremuar të ndarë në dy pjesë.
  • Një majë luge çaji kripë,
  • 135 gramë sheqer të ndarë në dy pjesë
  • 135 gramë kakao pluhur
  • 1 lugë çaji vanilje pluhur
  • 2 lugë gjelle miell misri

Përgatitja:

Në një enë të përmasave mesatare grini imët çokollatën e zezë.

Përziejini mirë me një pirun dhe më pas lëreni enën mënjanë.

Vendosni një tenxhere mesatare në zjarr dhe në të hidhni një filxhan e gjysmë qumësht, një të tretën e sheqerit dhe kripën.

Përziejini së bashku herë pas here deri sa qumështi të marrë valë.

Në një enë tjetër përzieni pjesën e mbetur të sheqerit, kakaon pluhur dhe miellin e misrit.

Më pas shtoni pjesën e mbetur të qumështit dhe përziejini të gjithë përbërësit mirë deri sa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Këtë të fundit duhet ta hidhni në tenxheren ku keni zier qumështit dhe lëreni të valojë në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht për rreth tre minuta deri sa e gjithë masa e ëmbëlsirës të marrë trashësinë e duhur.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri.

Më pas, merrni një filxhan nga kakaoja e nxehtë dhe hidheni tek ena ku keni lënë pluhurin e farave të linit dhe kafesë.

Përziejeni mirë dhe hidheni të gjithë masën ngadalë në tenxhere.

Vendoseni sërish në zjarr dhe përziejeni pudingun ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme deri sa pudingu të marrë trashësinë e duhur për rreth 2 minuta.

Pudingu nuk duhet lënë të valojë.

Shtoni vaniljen, hiqni tenxheren nga zjarri dhe servireni të ngrohtë/AgroWeb.org