Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije atëherë jeni në vendin e duhur.

Kjo pjatë e dytë jo vetëm që do të kthehet në qendrën e tryezave tuaja, por edhe në recetën e veçantë që vetëm ju mund të përgatisni.

Nuk është një kombinim i ri pasi pula dhe kërpudhat shkojnë shumë bashkë, por në recetën tonë do ju tregojmë disa hile që e bëjnë këtë pjatë edhe më të shijshme.

Ndiqni si mëposhtë të gjitha këshillat sipas AgroWeb.org.

Përberësit

660 gr pulë e prerë në copa ose fileto

30 gr kërpudha

50 gr qepë e kuqe

1 thelbi hudhër

30 gr miell

85 gr pana ose krem qumështi

2 degë rozmarinë

Vaj ulliri

Piper i zi

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të grini hollë qepën dhe hudhrën.

Vendosni një tigan në zjarr të mesëm me pak vaj ulliri dhe shtoni aty hudhrën bashkë me qepën të skuqen për 7-8 minuta.

Veçmas në një enë hidhni miellin dhe filloni të lyeni copat e pulës tuaj nëpër të gjithë sipërfaqen e tyre.

Kur qepa të jetë zbutur e të ketë marrë ngjyrë, shtoni tek tigani edhe copat e pulës që të skuqen.

Në këtë pikë sipas dëshirës mund të shtoni 50 ml verë të bardhë dhe ta lini të avullojë në të kundërt shtoni pak ujë ose lëng mishi.

Në fund shtoni rozmarinën dhe erëza të tkera sipas dëshirës tuaj dhe më pas shtoni kërpudhat.

Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe hidhni 1 gotë ujë në tigan pak nga pak në mënyrë që mishi të ziejë.

Vendosini kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 50 minuta.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë hiqni kapakun për 10 minuta dhe shtoni panën dukë përzier mirë.

Lëreni edhe 5 minuta të tjera të ziejë mishi bashkë me panën derisa të bëhet një masë kremoze.

Këtë pjatë mund ta shërbeni menjëherë të ngrohtë ose ta ruani të mbyllur hermetikisht në frigorifer deri në 2-3 ditë./AgroWeb.org