Qofte me Spinaq – Të Lehta, të Shijshme, të Shëndetshme

4.6k 0

Kjo recetë e qofteve me spinaq është e lehtë për t’u përgatitur.

Kanë një shije mahnitëse dhe mund të shoqërohen me shumë gatime të tjera.

Përgatiten me përbërës që mund të gjenden fare lehtë; djathë i bardhë, bukë të thekur dhe vezë.

Mund t’i shërbeni si një pjatë më vete, ose për të shoqëruar makaronat me salcë domateje.

Duke qenë se shpesh fëmijët nuk e kanë spinaqin të preferuarin e tyre, keni për ta parë që kjo metodë do të kthehet në të parapëlqyerën e tyre.

Mund t’i shoqëroni dhe thjeshtë me pak salcë kosi apo dhe me majonezë të përgatitur në shtëpi.

Përbërësit

  • 500 g spinaq
  • 3-4 lugë gjalpë
  • 2 gota me bukë të thekur të grirë
  • 1 gotë me djathë të bardhë të thërrmuar
  • Një majë luge çaji me kripë
  • 4 vezë
  • Gjysmë luge çaji me piper të zi

Përgatitja

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të valojë hidhni gjethet e qëruara dhe të lara të spinaqit.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i lini thjeshtë 5 minuta dhe më pas kullojeni duke shtrydhur ujin e tepërt.

Në një tas hidhni spinaqin e ngrohtë dhe gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti.

Shtoni bukën e thekur të grirë, djathin dhe nëse dëshironi mund të shtoni gjysmë qepe të grirë, përzjejini mirë që përbërësit të krijojnë një masë homogjene.

Hidhni vezët dhe më pas jepini shije përmes kripës dhe piperit sipas dëshirës suaj.

AgroWeb.org ju këshillon që të kontrolloni njëherë nëse djathi ka kripë, pasi t’i shtoni kripën përbërjes.

Lëreni të qëndrojë përreth 30 minuta, ndërkohë që ngrohni furrën në 200 gradë Celsius.

Përgatisni një tavë  duke e lyer me vaj ulliri apo gjalpë.

Me ndihmën e një luge çaji krijoni toptha të vegjël me përbërjen e spinaqit.

Nëse brumi është pak i ngjitshëm, AgroWeb.org ju sugjeron që gjatë punës të njomni duart me pak ujë.

Në një pjatë hidhni pak bukë të thekur, aty do të rrotulloni topthat me spinaq derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e mbuluar.

Vendosini në tavë me pak largësi mes tyre.

Futini në furrë për t’i pjekur përreth 15 – 20 minuta, ose derisa të jenë mpiksur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.