Qoftet janë një ushqim i cili shpëton shumë dreka e darka në familje kur koha nuk është në favorin tuaj.

AgroWeb.org ka publikuar për ndjekësit e tij plot receta me versione nga më të ndryshmet.

Sot ama vjen me një tjetër mënyrë për të pasuruar tryezën tuaj me shije fantastike.

Qoftet me domate janë të shpejta, dhe kërkojnë shumë pak kohë për t’u përgatitur.

Hapat i gjeni mëposhtë të shpjeguar sa më lehtë juve ju mbetet vetëm t’i provoni.

PËRBËRËSIT

5 domate

2 qepë të njoma

1 tufë majdanoz,

2 degëza nenexhik,

1 vezë,

kripë

1 gotë uji miell

½ lugë çaji me fryrës

PËRGATITJA

Nisni recetën duke qëruar dhe prerë në kubik të vegjël domatet. Më pas vazhdoni me qepët e njoma, majdanozin dhe nenexhikun.

Ndërkohë në një tas rrihni vezën me pak kripë dhe piper. Po aty shtoni perimet dhe erëzat që përgatitët dhe shtoni miellin me fryrësin, sa të formohet brumi njësoj si i krepave.

Nëse domatet kanë lëng, atëherë shtoni edhe pak miell, nëse domatet janë zemërkau mund të hidhni pak qumësht tek përzierja.

Lëreni brumin të pushojë për 20-30 minuta në ambient të ngrohtë.

Kur koha të ketë kaluar brumi do të jetë fryrë dhe gati për t’u skuqur.

Vendosni në zjarr një tigan me vaj për skuqje dhe me ndihmën e një luge hidhni brumin e qofteve.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes dhe t’i ktheni qoftet nga të dyja anët për një skuqje të njëtrajtshme.

Lërini qoftet tuaja në një pjatë të shtruar me letër thithëse, në mënyrë që vaji i tepërt të largohet.

Më pas shërbejini të ngrohta duke i shoqëruar me sallatë, tarator apo salcë kosi./AgroWeb.org