Një nga shijet e veçanta që i është shtuar së fundëmi kuzhinë.

Xhenxhefil apo xhinxher, sido q ëta quani ajo që nuk mund të ngatërrohet është shija e mirë e tij.

Pak djegës dhe i veçantë në aromë, xhenxhefili e ka gjetur vendin e tij kudo në kuzhinë.

Duke filluar që nga tavat me peshk ose mish, orizi, çaji e tanimë edhe reçeli.

Përtej shijes së mirë xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhimbjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artitit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozave dhe inflamacioneve të stinës.

Mjekët rekomandojnë konsumimin e 250 miligramë xhenxhefil katër herë në ditë për të parandaluar të vjellat, por recetat dhe gramaturat janë të panumërta.

Nëse ju pëlqen pikantja dhe e ëmbla njëkohësisht përgatisni këtë reçel dhe shijojeni me bukë ose djathë kaçkavall.

Përbërësit

500 gr xhenxhefil

500 ml ujë

500 gr sheqer

Limon

Përgatitja

Si fillim qëroni xhenxhefilin dhe priteni atë në fije të folla me rende se thikë, rëndësi ka të jenë feta të holla.

Ndërkohë vini në zjarr një tenxhere me ujë, aty shtoni ujin bashkë me sheqerin dhe përzieni derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

Më pas shtoni të ziejnë fetat e xhenxhefilit në temperaturë të ulët përreth 1 orë.

Lëreni derisa të formohet masa e trrashë dhe e zakonshme e reçelit dhe me kujdes hiqni shkumën bardhë që krijohet zakonisht.

Gjatë procesit të zierjes shtoni edhe pak lëng limoni ose një gjysmë të plotë në mënyrë që të përfitoni një shije të përzier e të veçantë./AgroWeb.org