Receta e Çokokremit me Fistikë – Si ta Përgatisni në Shtëpi

1.2k 0

Kremin me fistikë mund ta shoqëroni një fetë buke të thekur, të mbushni brioshin ose ta përdorni në ëmbëlsira të ndryshme.

Përgatitja e tij është vërtetë e thjeshtë, por për të përftuar një krem ​​të mirë gjëja më e rëndësishme është zgjedhja e fistikëve.

Fistikët duhet të jenë jeshilë, të pakripur dhe të cilësisë së parë, pasi në këtë mënyrë kremi do të ketë një aromë të mrekullueshme.

Për t’i dhënë ëmbëlsinë e duhur duhet të shtoni çokollatë të bardhë të shkrirë dhe vajin e farave të rrushit.

Por nëse nuk mund ta gjeni këtë lloj vaji, çdo vaj tjetër me shije të butë do të funksionojë më së miri!

Përbërësit

  • 80 gr fistikë jeshilë të qëruar
  • 130 g çokollatë e bardhë
  • 50 g vaj i farave të rrushit
  • 1 g kripë

Përgatitja

Për të përgatitur kremin me fistikë, fillimisht hidhni në një enë pjekjeje fistikët e qëruar.

Më pas piqni në furrë të parangrohur në 185° për 10 minuta, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë prisni çokollatën e bardhë dhe shkrijeni.

Kaloni fistikët e ftohur në një mikser dhe shtoni një majë luge gjelle kripë.

Përpunojini derisa të përftoni një masë homogjene.

Shtoni një sasi të vogël të vajit të farave të rrushit dhe përpunojeni përsëri derisa të përftoni një masë kremoze. Për këtë do t’ju duhen rreth 5-6 minuta.

Është e rëndësishme që përzierja të mos ngrohet shumë, ajo nuk duhet t’i kalojë 45 °, për këtë arsye është e rëndësishme të ndaloni shpesh.

Masën e përftuar transferojeni në një tas dhe aty shtoni çokollatën e bardhë.

Përziejeni masën fort derisa të bëhet homogjene, shtoni vajin e mbetur dhe përziejini sërish.

Në këtë moment kalojeni në një tas të ftohur paraprakisht në frigorifer.

Mbani temperaturën nën kontroll dhe përziejeni derisa temperatura të arrijë 22° dhe kremi të trashet.

Lëreni të pushojë për 12-14 orë në një temperaturë midis 22 dhe 24 °. Pas kësaj kohe kremi është gati për t’u konsumuar./AgroWeb.org