Nëse po kërkoni një recetë të re ëmbëlsire, kadaifi me krem djathi është pikërisht ajo që ju duhet.

Me disa përbërës dhe me pak mund, kjo ëmbëlsirë do të jetë surpriza perfekte për familjarët dhe miqtë tuaj këtë fund vit, por jo vetëm!

Krokant dhe kremoz, ky kombinim premton një shije të mrekullueshme.

Përbërësit

Për shërbetin:

1 filxhan sheqer i grimcuar

1/2 filxhan ujë

1/4 lugë lëng limoni

Lëkurë limoni

1 shkop kanelle

Për kadaifin:

225 gr kadaif në temperaturë dhome

3/4 filxhan gjalpë pa kripë, i shkrirë

Për kremin:

450 gr krem ​​djathi i zbutur në temperaturën e dhomës

1 filxhan sheqer i grimcuar

1 lugë gjelle niseshte misri

1/4 lugë kripë

4 vezë në temperaturën e dhomës

2 lugë ekstrakt vaniljeje

1 lugë lëng limoni

1 lugë gjelle me lëkurë limoni

1/2 filxhan kos në temperaturë dhome

Arra dhe fistikë

Përgatitja

Fillojeni këtë recetë duke përgatitur shërbetin.

Në një tenxhere shtoni ujin, sheqerin, lëngun dhe lëkurën e limonit, shkopin e kanellës dhe lërini të ziejnë në nxehtësi mesatare.

Ziejini për 5 minuta derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Pas kësaj vazhdoni me përgatitjen e kadaifit.

Fillimisht ngrohni furrën në 180°C, e më pas lyeni me gjalpë pjesën e poshtme të tavës.

Vazhdoni duke punuar butësisht brumin e kasaifit me duar, duke i përhapur fijet derisa të shkriftohen.

Përhapeni një të tretën e kadaifit dhe në fund shtoni pak gjalpë duke përdorur një furçë.

Shtypeni me një spatul dhe përsëriteni të njëjtin proces për pjesën e mbetur të kadaifit.

Sigurohuni që karaifi të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe të mos ketë boshllëqe.

Në fund, nëse ju ka mbetur ende gjalpë përhapeni mbi kadaif.

Piqeni tavën për 30 deri në 35 minuta, ose derisa kadaifi të marrë ngjyrë kafe të artë dhe të bëhet krokant.

Hiqeni nga furra dhe mbi të hidhni menjëherë shurupin e ftohtë duke përdorur një lugë.

Lëreni kataifin të thithë shurupin dhe të ftohet përpara se ta vendosni në frigorifer.

Tani kalojmë tek përgatitja e kremit.

Uleni temperaturën e furrës në 160°C.

Lyeni me gjalpë tavën e pjekjes. Shtroni në të letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë.

Duke përdorur një rrahëse dore elektrike, përzieni kremin e djathit me shpejtësi mesatare derisa masa të jetë homogjene. Shtoni sheqerin dhe përziejeni me shpejtësi mesatare për 2 minuta e më pas shtoni  niseshtenë e misrit dhe kripën.

Ndërsa përzieni me shpejtësi mesatare, hidhni një e nga një vezët, ekstraktin e vaniljes, kosin, lëngun dhe lëkurën e limonit. Përpunojeni derisa masa të ketë pak ose aspak gunga.

Transferojeni më pas kremin në tavën e shtruar me letër kuzhine dhe përhapeni mirë.

Vendoseni tavën e djathit mbi një tavë të madhe pjekjeje të mbushur me ujë të valuar.

Piqeni për 1 orë e 15 minuta, derisa kremi të marrë ngjyrë të artë.

Në fund vendoseni tavën me krem në frigorifer për rreth 1 orë.

Pas kësaj kohe hiqni kremin nga letra e pjekjes dhe vendoseni përsëri në frigorifer për 6 orë të tjera ose përgjatë gjithë natës.

Pas kësaj kohe vendoseni bazën e ftohur të kadaifit në një tepsi ose enë të posatshme dhe sipër saj vendosni bazën e kremit duke e shtypur butësisht.

Ju mund ta spërkasni në fund me pak shërbet, arra dhe fistikë./AgroWeb.org