Një pjatë dytësore, e thjeshtë në përgatitje dhe plot shije e ëmbëlsi të veçantë.

Aroma e tyre fantastike, do ta mbushë shtëpinë duke iu ftuar të vraponi drejt tryezës për ta shijuar me një frymë.

Po ashtu, këto qepë të vogla falë vetive ushqyese, do të jenë një tjetër burim i ushqimeve me vlera kurative në regjimin tuaj ushqimor.

Mësoni më poshtë hapat e përgatitjes së kësaj recete fantastike.

Përbërësit

600 g qepujka

40 g uthull molle

40 g sheqer kaf

2 lugë gjelle gjalpë

1 filxhan ujë

1 degëz trumzë

Kripë e imët për shije

Piper i zi

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë, bashkoni në një tenxhere, sheqerin dhe ujin. Shkrijeni sheqerin në zjarr të ulët duke e trazuar me lugë druri dhe më pas shtoni gjalpin.

Pasit të qëroni qepët, kalojini ato në tenxhere sapo gjalpi të ketë shkrirë.

Gatuajini për disa minuta në nxehtësi mbi mesatare, duke i përzier shpesh.

Pas kësaj, shtoni uthullën dhe lëreni derisa të avullojë pa e lënë lëngun të thahet, më pas shtoni edhe trumzën.

Mbuloni tenxheren me kapak dhe gatuajeni në zjarr mesatar deri në të ulët për 30 minuta, duke i përzier herë pas here.

Nëse qepujkat thahen ose fillojnë të marrim shumë ngjyrë, mund të shtoni pak ujë.

Pasi të ketë mbaruar kjo kohë gatimi, kontrolloni nëse qepët janë zbutur.

Nëse dëshironi një masë edhe më të butë me gjalpë, mund t’i gatuani edhe për 10 minuta të tjera.

Këshilla

Për t’i bërë qepët e ëmbla edhe më të bukura, rekomandojmë t’i lini të pushojnë dhe t’i shërbeni në temperaturë dhome ose të ngrohta.

Për një pjatë perfekte, AgroWeb iu sugjeron t’i përgatisni ato një ditë përpara. Mund t’i ruani në frigorifer për 2-3 ditë në një enë hermetike.

Në vend të sheqerit kaf, mund të përdorni edhe sheqer të bardhë dhe të rrisni ose zvogëloni sasinë sipas shijes tuaj./AgroWeb.org