Në këtë artikull, AgroWeb.org ju njeh me një recetë fare të thjeshtë, por shumë të shijshme dhe të shëndetshme, ajo është receta e kekut me banane.

Shumica e recetave të kekut me banane, kërkojnë dyfishin e sasisë së gjalpit që është përdorur në këtë recetë.

Por për ta mbajtur kekun të njomë dhe për të ruajtur shijen e frutave, duhet të reduktoni sasnë e gjalpit, të shtoni një banane dhe pak kos.

Përbërësit

4 banane shumë të pjekura, të qëruara dhe të shtypura (rreth 2 gota)

1⁄2 filxhan kos

4 lugë gjelle, gjalpë i shkrirë

2 vezë

1 lugë çaji vanilje

2 gota miell

3⁄4 filxhan sheqer

1⁄2 filxhan arra të copëtuara

1 lugë sodë buke

1 tsp pluhur pjekës

1⁄2 lugë kanellë të bluar

1⁄2 lugë kripë

 Përgatitja

Fillimisht, ngroheni furrën në 180° C.

Në një enë të madhe shtoni bananet, kosin, gjalpin, vezët, vaniljen dhe përziejini së bashku.

Në një enë tjetër, shtoni dhe përzieni miellin, sheqerin, arrat, sodën e bukës, pluhurin pjekës, kanellën dhe kripën.

Më pas, shtoni përbërësit e thatë në enën ku keni përgatitur bananet dhe përbërësit e tjerë, trazojini mirë derisa të bashkohen plotësisht.

Në një tavë për pjeke, përhapni gjalpin dhe më pas vendosni në të masën e përgatitur.

Vendoseni tavën në telin më të ulët të furrës dhe lëreni të piqet për rreth 50 minuta. Për të parë nëse është pjekur plotësisht, provoni të shponi sipërfaqen e kekut me një kruajtëse dhëmbësh. Nëse ajo del e pastër tregon që buka është gati, nëse jo atëhere lëreni të piqet edhe pak.

Kur të jetë gati, lëreni kekun të ftohet për 5 minuta.

Ju mund ta konsumoni atë të ngrohtë ose në temperaturë dhome.

Këshillë

Ju mund t’i shtoni këtij keku shumë përbërës të tjerë, në mënyrë që ai të bëhet edhe më i shëndetshëm.

Për këtë mjafton të shtoni në recentën e më sipërme edhe këto përbërës:

1 filxhan boronicë, të freskët ose të ngrirë

1⁄4 filxhan are kokosi të copëtuar

2 lugë gjalpë të butë kikiriku/AgroWeb.org