Kjo recetë e turshive me kunguj të njomë, është një mënyrë e shijshme dhe e lehtë për t’i ruajtur ato sa më gjatë!

Ju mund t’i shtoni kungujt në shumë pjata si në sallatë, makarona ose t’i shoqëroni në mënyrë fantastike me bukë të thekur dhe djathë!

Një recetë tepër e lehtë për t’u përgatitur dhe një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur një sasi të madhe kungujsh të njomë (ose çdo llojl kungulli veror) për muaj të tërë, e cila kërkon vetëm 15 minuta për t’u përgatitur. Ndiqni më poshtë recetën e plotë nga AgroWeb.org

Përbërësit

3 degë kopër të freskët

6 thelpinj hudhër, të prera në gjysmë

3 lugë çaji kokrra piper të zi (1 lç  për kavanoz)

1 e 1/2 lugë çaji farë kopër (1/2 lç për kavanoz)

1 e 1/2 lugë çaji fara koriandër (1/2 lç për kavanoz)

3 lugë çaji me spec të kuq të grimcuar (1 lç  për kavanoz)

1/2 kg kungull i njomë i prerë në feta të holla

1/2 e një qepe të verdhë, e prerë hollë

1 e 1/2 filxhan uthull molle

1 e 1/2 gota ujë (ose pak më tepër)

1 lugë gjelle kripë e trashë

1/4 gote mjaltë

Përgatitja

Fillimisht sigurohuni që kavanozat të jenë të pastër. Lajini mirë me ujë të nxehtë dhe detergjent, shpëlajini dhe lërini të thahen.

Vazhdoni duke prerë kungujt e njomë dhe qepën në feta shumë të holla, me ndihmën e një thike të mprehtë.

Ndani në në mënyrë të barabartë në 3 kavanozë koprën, hudhrën, kokrrat e piperit, koriandërin dhe piperin e kuq të grimcuar, duke i hedhur erëzat në fund.

Më pas shtoni kungullin e njomë dhe qepën, duke i mbyllur kapakët fort.

Në një tenxhere të vogël hidhni uthull, ujë, kripë dhe mjaltë dhe lërini të ziejnë në nxehtësi mesatare.

Hidhni përzierjen e nxehtë mbi përmbajtjen në kavanoza, duke shtypur perimet në mënyrë që lëngu t’i mbulojë plotësisht.

Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës, pa i mbuluar.

Pasi të jenë ftohur, vendosni kapakun dhe lërini në frigorifer për gjatë natës, ose 2 ditë për aromë maksimale.

Turshitë mund të ruhen në frigorifer për 2 muaj. /AgroWeb.org