Receta Origjinale Dhe e Shijshme e Biskotave Me Mollë

13 0

Rastet kur ju duhet të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë mund të jenë të shumta.

Në këto raste, ndër ëmbëlsirat më të preferuara janë bisktotat. Shija e tyre e ngrohtë, është shumë e preferuar dhe e dashur për të gjithë.

Në këtë recetë, AgroWeb.org ju tregon mënyrën origjinale të përgatitjes së biskotave me mollë.

Përbërësit

Për brumin:

200 gr gjizë qumështi pa kripë

300 gr miell

200 g gjalpë

1 lugë sheqer

1 lugë çaji pluhur pjekjeje

Për biskotat:

200 g sheqer

1 lugë çaji kanellë

1 vezë

3 mollë

Përgatitja

Filloni me përgatitjen e brumit duke bashkuar në një enë gjizën, miellin, gjalpin, sheqerin dhe majanë.

Punonjeni brumin me një mikser derisa të formoni një masë homogjene. Lëreni në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë përzieni në një tas sheqerin dhe kanellën. Vazhdoni duke rrahur në një enë tjetër vezën dhe duke prerë në feta të holla mollët.

Kur brumi të jetë gati hapeni me ndihmën e një petësi dhe më pas prej tij me ndihmën e formave krijoni bazat rrethore për biskotat. Lyeni secilën me vezë.

Vendosni në bazën e biskotave nga një gjysëm fete molle dhe sipër kaloni gjysmën tjetër të brumit.

Biskotat në formën e një gjysmëhëne kalojini një e nga një në tasin me kanellë dhe sheqer.

Vendosni në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe piqini në 180° për 30-40 minuta. /AgroWeb.org