Në këtë recetë do të mësoni një recetë me një histori mjaft të veçantë.

Po aq sa ka dhe shijen, vjen nga veriu i Italisë dhe është një specialitet që përgatitet në këtë mënyrë në zonën e Venetos.

Përbërësit dhe gatimi është mjaft i thjeshtë me një rezultat fantastik.

Më poshtë AgroWeb.org ju tregon çdo gjë që mund të dini mbi këtë recetë.

Përbërësit

1 peshk levrek

400 gr oriz

4 lugë vaj ulliri

80 gr gjalpë

1 gjethe dafine

1 qepë

1 thebi hudhër

50 ml verë të bardhë

Djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Piper

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të pastroni peshkun.

Pasi t’i hiqni luspat dhe ta keni larë mirë, vendoseni të ziejë në një tenxhere të mbushuj me ujë, kripë dhe pak piper të zi kokërr.

Kur të jetë gati pastrojeni nga koka, halat dhe mundohuni të ndani pjesën e tulit në copa të vogla me duar.

Tulin e peshkur hidheni sërish në tenxheren me ujin ku e zietë më parë dhe aty shtoni hudhrën, gjethen e dafinës dhe lëreni të ziejë sërish derisa lëngu të avullojë.

Ndërkohë në një tigan të thellë skuqni qepën me pak vaj dhe 40 gr gjalpë, shtoni aty tulin e peshkut bashkë me orizin dhe 1 garuzhde nga lëngu i peshkut.

Në këtë mënyrë orizi do të ziejë dhe ndërkohë përziejeni.

Kur orizi të jetë drejt zierjes, shtoni verën, lëreni të avullojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Po aty shtoni pjesën e mbetur të gjalpit, djathin e grirë kaçkavall sipas dëshirës dhe përzieni mirë.

Rizoto juaj duhet të jetë kremoze dhe pak e lëngëshme për një shije sa më afër asaj origjinales.

Shërbejeni të nxehtë duke e spërkatur me pak piper të zi në fund./AgroWeb.org