Që në lashtësi, turmeriku është përdorur në mjekësinë popullore por edhe në kuzhinë, si një erëz e shëndetshme sidomos kundër inflamacionit.

Sot, turmeriku përdoret në çajra, lëngje, ushqime të ndryshme por edhe për trajtimin e shumë sëmundjeve, duke nisur nga e ftohura deri tek sëmundja e Alzheimerit.

Turmeriku lufton shumë mirë inflamacionin, mbron mëlçinë, lehtëson stresin, përmirëson humorin, parandalon kancerin, ndalon dhimbjet, fuqizon trurin dhe ul kolesterolin.

Pavarësisht vlerave të konfirmuara, turmeriku vazhdon të jetë subjekt studimesh të ndryshme.

Përbërësi kryesor i turmerikut është kurkumina, përthithja maksimale e të cilës arrihet duke e kombinuar erëzën e artë me piperin e zi.

Salca e Artë e Turmerikut Kundër Inflamacionit

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të përdorni turmerikun për të krijuar një salcë të artë e cila do ju vijë në ndihmë kundër inflamacionit.

Përbërësit: 

  • 1 gotë ujë
  • Gjysmë filxhan çaji turmerik pluhur
  • Treçerek filxhan çaji vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë çaji piper të zi pluhur.

Përgatitja:

Hidheni ujin në një tenxhere të vogël dhe më pas shtoni turmerikun.

Uleni temperaturën e sobës në një nivel mesatar dhe lëreni lëngun të valojë deri sa të formojë një salcë të trashë.

Shtoni piperin e zi dhe vajin e ullirit dhe përziejini mirë.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe një ose dy lugë gjelle mjaltë dhe 1-2 lugë çaji të erëzave si: arrëmyshku, kanella, apo edhe kripa,

Kur salca të ketë trashësinë e preferuar, hidheni në një kavanoz qelqi me një kapak që mbyllet mirë.

Kavanozin mund ta ruani në frigorifer për 1-2 muaj.

Ju mund të tresni në ujë të vakët një ose dy lugë çaji dhe ta pini rregullisht.

Këtë salcë mund ta përdorni në lëngje të ndryshme me fruta e perime, në qumësht, gjalpë arrorësh, panine, të skuqura, gjellëra të ndryshme, marinim sallate e të tjerë.

Turmeriku është një oaz i vitaminave E dhe C, hekurit dhe manganit.

Kjo erëz ka gjithashtu një ndikim të fortë në energjinë e trupit, kundër inflamacionit, artritit por edhe problemeve mendore dhe veçanërisht depresionit. /AgroWeb.org